Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, ka nënshkruar në ligj kushtetutën e re, pas mbështetjes që ka marrë në referendumin publik, njofton Rel.
Rezultatet zyrtare kanë treguar se 63.8 për qind e votuesve kanë mbështetur kushtetutën, ndonëse pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët.
Kundërshtarët vazhdojnë ta kundërshtojnë atë, duke thënë se nuk garanton të drejta universale dhe mbrojtje për gratë dhe minoritetet.