Daçiq: Nëse s’e heqin vetë, e heqim me dhunë permendoren e UÇPMB-së

Daçiq: Nëse s’e heqin vetë, e heqim me dhunë permendoren e UÇPMB-së

dacicKryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar të mërkurën se nëse autoritetet lokale në Preshevë nuk e heqin vetë përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së, në qendër të Preshevës, atëherë atë do ta heq me forcë shtetit.

Daçiq ka thënë se për atë përmendore është informuar edhe Bashkësia ndërkombëtare dhe se ajo është një provokim i hapur pasi me të dëshirohet të thuhet se Serbia nuk kontrollon një pjesë të territorit të saj.

“Kjo absolutisht nuk është e mundur dhe mund të kërcënojë kush të dojë, shteti është më i fortë se çdo kërcënim andaj presim që kjo çështje të zgjidhet gjatë javëve në vazhdim. Kemi mundur ta zgjidhnim për një ditë por kemi treguar vullnet të mirë që të mos hedhim vaj në zjarr. Por, nëse nuk duan me qejf atëherë ne do ta bëjmë më forcë”, ka thënë Daçiq./kosovapress/