Varfëria shpirtërore e njeriut modern Shkruan: Shefqet Krasniqi

0
256

adsdaPasuria nuk është gjithçka. Ajo, mbase nuk është hiç asgjë kur në pyetje janë lumturia dhe qetësia shpirtërore.

Shkenca dhe teknologjia gabimisht janë perceptuar nga materialistët si zëvendësuese të fesë dhe besimit. Koha, për çdo ditë e më tepër, po dëshmon dështimin e tyre në objektiva dhe qëllime. Njeriu bashkëkohor ka shënuar jo një por shumë hapa prapa. Ai i është kthyer idhujtarisë, mosbesimit, adhurimit të njerëzve; shkurt, xhahilijjeti është kultura dhe civilizimi edhe i së sotmes. Bile, këta të sotit, për shkak të teknikës në dispozicion, ia kanë kaluar paraardhësve të tyre. Xhahilijjeti është i përmasave shumë të mëdha ndërsa nuk njeh kufij – pra, është global.

Njeriu modern di si të shkojë në hënë, por jo dhe si të ecë në tokë; di si të ushqejë një kafshë, por jo dhe një njeri; njeriu modern di të pasojë epshin, por jo dhe Zotin; di të zbulojë gjurmët e krijimit, por jo dhe nënshtrimin Krijuesit.

Njeriu modern, me gjithë dijen dhe zhvillimin, di të bëhet dhe viktimë e mitit.

Fundi i botës dhe ndërlidhja e tij me kalendarin e ‘civilizimit maja’ gabimisht janë nënvlerësuar, jo si një e vërtetë që mund të ndodhë, ngase paralajmërimet për fundin e botës ishin shumë kohë më parë dhe kjo temë sikur ishte bërë “bozë”, por si pasoja serioze. Nuk mund ta merrje me mend se çfarë frike shkaktoi 21 dhjetori 2012. Pati edhe vetëvrasje ndërkohë që mediat ishin kujdesur për të përgatitur ideologjikisht njeriun modern se ai me teknologjinë e vet dhe besimin materialist mund ta rezistojë edhe Zotin. Paradoks e shkuar paradoksit. Njeriu modern, jo vetëm kaq, ai sfidon edhe këtë ngjarje dhe ndodhi natyrore duke u siguruar aq shumë saqë i shkon mendja këto çaste t’i kalojë edhe nën reflektimet e dritave shumëngjyrëshe në bunkere dhe podrume “të fortifikuara.”

Çudirat e njeriut modern nuk kanë të sosur. Ai di të promovojë dhe mbrojë të drejta, madje me mburrje dhe krenari, të atyre, që në kohën e paraardhësve të tyre u shkatërruan si mos më keqi. Ky njeriu modern kërkon kriminalizimin e synetisë por jo edhe të vrasjeve masive të njerëzve të pafajshëm. Ai shfaq edhe dhimbjen për kafshët që nuk flasin por jo edhe për “kafshën që flet.”

21 dhjetori i këtij viti mundë të jetë jo vetëm test, por edhe dëshmi e qartë se kush e ka botën dhe tërë këtë gjithësi në dorë. Se kush e di kur do ti vije fundi kësaj bote. Kjo datë gjithashtu është dëshmi e qartë se cila fe është e vërtetë dhe se për cilën fe kanë nevojë njerëzit.

Në fund edhe njëherë i thërrasim njerëzit e mençur, njerëzit e dijës që mos ti besojnë gjërave të kota, në veçanti miteve pagane, por ti kthehen besimit të vërtetë e të shëndosh, besimit në një Zot. Në dorën e të Cilit është jeta dhe vdekja jonë, është fillimi dhe fundi i kësaj gjithësie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here