Misvaku

0
276

Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s., thotë: “Sikur të mos mendoja se do të ishte e vështirë për pasardhësit e mi, do të urdhëroja që t`i pastronin dhëmbët me misvak pas çdo namazi.” (Buhariu dhe të tjerët).

Përdorimi i misvakut është praktikë e mirë higjienike që pastron dhëmbët dhe kënaq Zotin.” (Buhariu dhe të tjerët)

Ekzistojnë edhe shumë hadithe për përdorimin e misvakut, ndërsa Buhariu e ka shënuar transmetimin që Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s, në shtratin e vdekjes e kishte përdorur misvakut
Përdorimi i misvakut pastron dhe freskon gojën, pastron dhëmbët dhe ua ruan shkëlqimin, i jep aromë të mire dhe të këndshme gojë, e pastron zërin dhe largon thyerjen dhe shterjen e zërit, i ndihmon lukthit që më lehtë ta tretë ushqimin

Misvaku përdoret ashtu që zbutet në ujë, dhe si me brushë dhëmbësh, me të fërkohen dhëmbët dhe dhëmballët.
Misvaku nuk guxon të merret kuturu apo nga druri i ponjohur, sepse disa drunj janë helmuese. Gjithashtu, përdorimi i tepruar i misvakut mund ta errësoj shkëlqimin e dhëmbëve, ta dëmtoj smaltin dhe t`i bëj dhëmbët të parezistueshëm, dhe kësisoj gojën ta bëj hapësirë të përshtatshme për avujt e prishur që ngrihen nga stomaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here