Sëmundjet që shëron mjalta

0
639

Alergjia

Në një filxhan mjaltë të hedhet vazelinë, vaj trëndafili dhe në mbrëmje të lyhet vendi ku paraqitet alergjia. Veç kësaj, duhet treguar përmbajtje që të mos merren ato që shkaktojn alergji, siç janë shembull vezët, mango. Gjithashtu, përveç lyerjes duhet që për çdo ditë të merret një lugë mjaltë.

Për bukurinë dhe shkëlqimin e fytyrës së femrës

Duhet relaksuar trupin dhe fytyra të lyhet me mjaltë dhe për pesëmbëdhjetë minuta të thuhet SubhanAllah, e pastaj të lahet fytyra me ujë të vokët dhe të thahet, pas kësaj le të lyhet fytyra me vaj ulliri. Kjo përsëri gjatë një jave.

Për plagë

Plagën duhet lyer me mjaltë dhe të lidhet duke pasur kujdes të mos laget fasha, e vetëm pas tri ditëve të hiqet fasha. Do të jesh i befasuar me shërimin e plagëve pa kurrfarë mbledhjesh qelbi dhe pasoja të ngjashme. Por kujdes që mjalta të jetë e vërtetë!

Djegiet

Nevojitet që të meret një sasi mjalte dhe po aq vazelinë dhe në mëngjes e mbrëmje të lyhesh të djegurën gjithnjë derisa të mos bie lëkura e djegur. Për djegie gjithashtu është mire të përzihet një vezë me një lugë mjaltë dhe me atë përzierje çdo ditë të lyhet vendi i djegur.

Për largimin e morrave dhe thërijave

Për këtë duhet lyer kokën me mjaltë dhe të fërkohet mirë. Kjo do të duhej të bëhej para gjumit dhe pastaj të mbështjellët koka dhe mëngjes të lahet me ujë të vokët, dhe të krehët mirë. Kjo përsëritet gjatë një jave.

Pagjumësia

Një gotë qumësht të nxehtë duhet ëmbëlsuar me një lugë të madhe mjaltë dhe kjo të pihet një orë para gjumit. Pas kësaj do të flesh bukur dhe këndshëm deri në ezanin e sabahut, me ndihmën e Zotit.

Sëmundjet e syve

Duhet që i sëmuri me mjaltë të lyej kapakët e syve në mëngjes dhe para gjumit, ndërsa pas çdo lyerje ta marr një lugë mjaltë. Personalisht e kam provuar këtë recetë kur e fitova trahomën. Është e çuditshme që mjekët thonë se trachoma nuk mund të zhduket, sepse ilaçet e tyre nuk ndihmojnë. Mirëpo, ilaçi i Allahut (mjalta e bletës) e kishte larguar trahomën pas disa përpjekjeve.

Thartira

Faleminderit prej Allahut, xh.sh., nuk kam vuajtuar nga asnjë sëmundje, për arsye se kam konsumuar shumë mjaltë. Mirëpo, papandehur pushova të marr mjaltë dhe u sëmura nga dizenteria e amebës (infeksion i zorrëve që përshkohet me dhembje në stomak, barkëqitje apo kapsllëk,) Sipas udhëzimeve të mjekëve fillova të përdorja tabletat të cilat më mundonin me kontrandikacionet e veta, e veç tjerash, më mundonte thartira. Atëherë pushova ta aplikoja terapinë e përshkruar dhe fillova të marr mjaltë dhe hudhër dhe thartira u zhduk, dhe bashkë me të u zhduk edhe dizenteria e amebës. Në tesëll merrja një thelb të hudhrës bashkë me një gotë qumësht të ëmbëlsuar me një lugë mjaltë; kështu veprova pesë ditë, dhe falënderimi prej Allahut, xh.sh, të tëra u zhdukën. E ka thënë dikush të vërtetën: “ Mjalti është miku më i mire i stomakut.” E unë them që ilaçet kimike janë armiqtë më të mëdhenj të stomakut dhe njeriut. Allahu na ruajtë!

Barkëqitja

Një hadith i Pejgamberit të Allahut, salAllahu alejhi ve sel-lem, gjithnjë ma kujton vlerën dhe dobinë e madhe të mjaltës. Një njeri kishte ardhur te Pejgamberi i Allahut, salAllahu alejhi ve sel-lem., dhe i thotë: “Vellai im ka barkëqitje!” Pejgamberi i Allahut, salAllahu alejhi ve sel-lem. i tha që villain ta ushqente me mjaltë. Mirëpo njeriu u kthye shpejtë dhe i tha Pejgamberit “I kam dhënë vëllait mjaltë, por barkëqitja i është shtuar më tepër.” Dhe kështu u kthye disa herë, ndërsa Pejgamberi, salAllahu alejhi ve sel-lem., gjithnjë i thoshte që ta ushqente villain me mjaltë. Kur u kthye herën e fundit, i tha: “Allahu xh.sh. e ka thënë të vërtetën, por stomaku i vëllait tend gënjen!” (Muslimi)

Ky njeri nuk kishte pasur durim që mjalta të fillonte të veproj, prandaj kishte menduar se ajo ishte si ujë zakonshëm një gllënjkë e së cilit mjafton ta shuaj etjen. Ai kishte harruar që mjalta është ushqim dhe ilaç  dhe se është e nevojshme që organizimi të tretë, e vetëm pastaj të filloj të veproj. Në fund, kur u kthye të vëllai, ai tashmë ishte shëruar. Mjalta është ilaç efikas kundër barkëqitjes!

Kapsllëku

Duhet marrë një gotë qumësht të ftohtë dhe në të të përzihet një lugë mjaltë, kjo merret në mëngjes dhe mbrëmje. Ky ilaç e relakson stomakun dhe e pastron mirë.

Vjellja

Nevojitet që mire të zihet karafili dhe ky çaj të ëmbëlsohet me mjaltë. Merret një filxhan para çdo shujte dhe kjo e ndalon vjelljen dhe e largon mundimin.

I thati

Duhet marrë gjysmë gote me mjaltë dhe një gotë me qumësht të nxehtë; këto përzihen mirë, e me të, në mëngjes dhe mbrëmje, merret edhe një lugë e kores së tharë dhe të grimcuar e bananes gjatë një muaji. Pas kësaj terapie do të befasohesh me shëndetin tënd dhe zhdukjen e të thatit, me ndihmën e Zotit, nuk do të kesh nevojë për operacion.

Sëmundjen e gjoksit

Nevojitet të përzihet lëngu i karotës me një lugë mjaltë në një gotë ujët të vakët, dhe kjo merret në mëngjes dhe mbrëmje. Kjo largon të gjitha sëmundjet e gjoksit dhe plotësisht i shëron. Gjithashtu, mund të zihet druri i temjanit në ujë dhe ai çaj të ëmbëlsohet me mjaltë; kjo forcon dhe aktivizon mushkëritë.

Duhma e keqe nga goja

Nevojitet dy lugë mjaltë të përzihen në ujë, e mandej të vendoset në zjarr derisa të vloj dhe të krijohet avulli, dhe atëherë duhet thither avullin përmes hinkës që kthehet mbrapshtë mbi enë. Kjo përsëritet disa herë, e bashkë me këtë rregullisht përtypet dylli i bletës. Pas disa ditësh do të zhduket duhma e keqe nga goja.

Ngjirja (zëri i shterur)

Edhe në këtë rast përsëritet terapia e njejtë si edhe të duhma e keqe duke i shtuar edhe shpërlarjen e fytit me ujë në të cilin është trazuar mjalta me pak kripë. Për vetëm tri ditë do të zhduket ngjirja, me ndihmën e Zotit.

Gripi

Nevojitet që para gjumit, të thithet avulli nga ujë në të cilin zihet mjalta dhe zhvoshka e qepës, ndërsa pas çdo ushqimi duhet të merret një lugë mjaltë.

Dhembjet në dhëmballa dhe forcimi i dhëmbëve

Nevojitet që mjaltë të përzihet me uthull dhe me atë përzierje në mëngjes dhe mbrëmje të shpërlahet goja. Përveç kësaj, nevojitet që me mjaltë të masazhohen dhëmballët. Përndryshe, duhet përdorur misvakun në vend të brushes për dhëmbë, ndërsa mjaltin në vend të pastes për dhëmbë, kjo është mbrotja më e mirë e dhëmbëve nga prishja, e veç kësaj dhëmbët dhe dhëmballet forcohen.

Astma

Duhet marrë një filxhan mjaltë, dhe nga një lugë ujë, pijes që bëhet nga përzierja e mjaltës, uthullës dhe uji, si dhe nga një lugë uthull dhe qepë deti – të gjitha këto me mjaltë të vendosen në një enë dhe të përzihen mirë.  Kjo përzierje pihet çdo ditë në mëngjes në tesëll, dhe me ndihëm e Zotit, pas disa javësh do të pushojnë problemet e astmës.

Tuberkuloza e mushkërive

Lëngun e trëndafilit duhet përzier me mjaltë dhe të pihet nga një filxhan në mëngjes dhe mbrëmje, ndërsa me përzierjen e mjaltës dhe vajit të ullirit duhet lyer gjoksin dhe qafën para gjumit. Kjo përsëritet gjithnjë derisa Allahu Lavdiplotë nuk dhuron shërim, e Ai mundet gjithçka.

Për forcimin e muskujve të zemrës

Nevojitet, kohë pas kohe, të merret një lugë mjaltë dhe të trazohet në një sasi më të vogël çaji nga lëvorja e shegës dhe të pihet ajo, sepse kjo mirë e forcon zemrën

Shërimi i ndezjeve së muskujve të zemrës dhe dridhjeve

Është e nevojshme që çdo ditë në tesëll të pihet një gotë ujë të ftohtë e ëmbëlsuar me dy lygë mjaltë. Kjo bëhet gjithnjë derisa të mos pushoj dridhja, e kjo mund të ndodhë gjatë një jave, me ndihmën e Zotit.

Shtypja e zemrës

Çdo ditë përgjatë një muaji nevojitet që pas çdo shujte të merret një lugë mjaltë. Gjithashtu, mund të pihet edhe lëngu i karrotës.

Dhembjet në veshë

Nevojitet të përzihet mjalta në ujë dhe kësaj t`i shtohet pak kripë dhe me këtë përzierje çdo ditë të pikën veshët para gjumit.

Reumatizmi

Duhet trazuar mjaltin dhe lugë të vogël të vajit të farës zezë në një gotë me ujë të vakët dhe të pihet kjo, e veç kësaj, vendi dhe dhembje lyhet me përzierje të vajit të farës së zezë, vajit të kaforit, vajit të ullirit dhe mjaltës, në sasi të barabarta. Kjo përzierje vendoset para gjumit, e mandej mbulohet me leckë të leshtë, pa u shtypur.

Gjithashtu, pickimi i bletës në vendin ku ka dhembje plotësisht e largon reumën, ndërsa vendi i pickimit lyhet me mjaltë.

Guri në veshkë

Duhet zier gjethin e mëllagës së zezë, e mandej asaj t`i shtohen tri lugë të mjaltës së bletës dhe një lugë tëlyen lope. Pasi të jetë përzier kjo, pastrohet mirë dhe pihet një lugë me rastin e dhembjeve në veshkë. Ky është ilaç shumë efikas, me ndihmën e Zotit, ndërsa merret gjatë një javë, gjithnjë dersia guri të mos shtypet dhe të nxjerrët jashtë.

Dhembjet në mëlçi

Duhet marrë lëvoren e brendshme të lisit, të bluhet mirë dhe një lugë të përzihet me një filxhan mjaltë. Kjo përzierje merret çdo ditë në tesëll gjatë një muaji pa ndërprerje dhe ka efekt të shkëlqyeshëm, me ndihmën e Zotit.

Për fuqi, aktivitet dhe rinim

Ja një këshillë e artë: Mos lësho asnjë ditë, e që most a marrësh një lugë mjaltë; le të jetë sikur ujë! Le të të bëhet kjo praktikë e rregullt në jetë! Mund ta marrësh në çdo kohë. Prandaj Ibën Sina ka thënë: “Nëse do ta ruash rinin (pamjen e të riut), merr mjaltë!

Sëmundjet e grave dhe lindja

Nëse gruaja, kur të fillojnë dhembjet e lindjes, do të merrte një filxhan mjaltë, lindja, me ndihmën e Zotit, do të lehtësohet. Pas lindjen gruaja duhet të marr shumë mjaltë me bukë elbi të shtëpisë. Për cilklim menstrual të rregullt dhe largimin e dhembjeve gruaja duhet të pi një gotë çaj fshese me mjaltë në mëngjes dhe darkë.

Rritja e aftësisë seksuale (potencës)

Duhet marrë tri kokë qepe dhe të shtrydhen mire dhe të merret sasi e njëjtë e mjaltës (aq sa ka lëng qepe) dhe këto të bëhen bashkë, e mandej të vendosen në zjarr të ngadaltë të zihen gjithnjë derisa nuk zhduket shkuma e mjaltës. Pastaj kjo përzierje e ziher futet në shishe dhe merret nga një lugë pas shujtës së drekës, për çdo ditë.

Nëse në këtë përzierje vendoset fara zezë, ajo i jep fuqi të madhe seksuale, po qoftë personi edhe plak i rraskapitur. Gjithashtu, mund të përzihet me farërat e rodakës dhe të hahet si marmelatë.

Dr.Abdul Basit Muhammed el-Sajjed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here