Mendo veten në Xhennet, gjërësia e të cilit është sa qiejt e toka

0
150

Nëse në këtë shtëpi të kësaj dynjaje provove urinë apo ishe i varfër, ose u pikëllove e u sëmure, ose e ke ndjerë veten të ngratë, atëherë mendo veten në Xhennetin e begatshëm. Nëse je i bindur në këtë dhe ke besim të fortë për kopshtet e begatshme, atëherë me plot vullnet e dëshirë të flaktë do
të veprosh për këtë rrugë që të shpie drejt këtyre kopshteve dhe humbjet e tua do t’i shndërrosh në fitore të mëdha. Me të vërtetë nëse do të dish se cilët janë njerëzit më të mençur, të them sinqerisht se ata janë njerëzit që punojnë për botën
e ardhshme, e cila është e përhershme dhe më e dobishme se kjo e shkurtra. Ndërsa njerëzit më të marrë në këtë botë janë ata të cilët e shohin këtë jetë si të përhershme, si shtëpi e pafund ku të gjitha kënaqësitë, dëshirat dhe shpresat plotësohen dhe mbarojnë këtu. Njerëzit e tillë në raste fatkeqësish i sheh më të dobët dhe gati të dorëzuar e të thyer, se për ta çdo gjë mbaron këtu, ngase qëllimi i tyre është kënaqësia dhe dëfrimi në këtë botë. Ata nuk shohin tjetër veç këtë të rrejshmen, dhe nuk mendojnë për tjetrën po as nuk punojnë për të. Ndaj nuk dëshirojnë që dikush
tjetër t’ua ndotë ujin e pastër të kënaqësisë dhe lumturisë, e as t’ua prishë gëzimin e harenë. Por sikur këta të ngratë ta tërheqin pëlhurën e zezë nga zemrat dhe t’i çelin sytë nga mbulesa e injorancës do t’i shihnin ato bukuri dhe argumente rreth të cilëve është folur shumë në Kur’anin fisnik. Ata do të jepnin gjithë çka patën pa e kursyer vetëm e vetëm t’i banonin kopshtet e frytshme e të begatshme, pallatet e shndritshme të atjeshme. Ata që përjetojnë pak çaste me bukuritë që ofron Kur’ani heshtin dhe nuk i kundërshtojnë argumentet e tij. Pasha Allahun Një, të Vetmin e Pashoq, me të vërtetë bota e ardhshme është shtëpia e jonë për të cilën meriton të sakrifikojmë, të lodhemi e të kujdesemi, se ajo s’ka as shkatërrim as zëvendësim. Vallë a menduat mirë rreth popullit të Xhennetit, dhe a u bindët se ata kurrë nuk sëmuren, as nuk pikëllohen, e as nuk
vdesin, nuk plaken, dhe qëndrojnë përgjithmonë të rinj e të bukur, me veshje të pastërta që s’i prek kurrë pluhuri, jetojnë në dhoma që bukuria e tyre e brendshme duket nga jashtë dhe bukuria e jashtme nga brenda. Në të ke atë që syri s’e ka parë, as veshi s’e ka dëgjuar, e as që i ka shkuar ndokujt në mendje. Atje kalorësi ecën nën hijen e
drurit që për 100 vite s’mund ta kalojë, gjatësia e tendave atje është 60 milje, lumenj rrjedhës që nuk shteren kurrë, pallatet e saja janë të larta, frytet janë të gatshme, ujërat burojnë pandalë, jastëk të
vendosur për mbështetje, dhe qilima të shtruar. Ketu, pra, plotësohet kënaqësia. Kështu është lartësuar përjetimi në të, aroma kundërmon në të, përshkrimi i saj është madhështor, atje është kulmi i dëshirave. Ku jemi pra, ne që nuk mendojmë? Ç’kemi që nuk kuptojmë? Nëse rruga ime më çon te porta e kësaj Parajse dhe futem brënda në kopshtet e saj, anipse më godasin të vështirat e kësaj jete të shkurtër, gëzohu ti o zemër
për atë që këtu s’e pate, se do ta kesh të pazhdukur atje. O ju të varfër e të mjerë që u dogjët nga skamjet, u lodhët me sprovimet e fatkeqësive tuaja, bëni mirë sa të mundeni që të banoni Xhennetin e Allahut [xh.sh.] dhe të jeni fqinjë të Krijuesit tuaj.
(U thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend” (Kur’an 13:23).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here