Meli, drithi që nuk bën të injorohet

0
395

Ekspertët e gjërave ushqimore e vlerësojnë jashtëzakonisht melin, ai nxit largimin e ujit nga 20140322170328751577organizmi. Për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit salicik, meli konsiderohet si preparat i vërtetë kozmetik, ka efekt të mirë në thonj, lëkurë, flokë dhe smalt të dhëmbëve.

Meli përmban përqindje pothuajse të njëjtë të proteinave sa edhe gruri, nga të cilat tetë acide esenciale, që janë veçanërisht të rëndësishme për mënyrën në të cilën ushqehen vegjetarianët. E rrit aktualitetin e organizmit, ndërsa e redukton aciditetin e tij. Në këtë mënyrë parandalohet rritja dhe zhvillimi i baktereve.

Konsumimi i melit e përmirëson shikimin dhe është shumë i mirë për zbutje të problemeve me lëkurën dhe me alergji. Edhe pse meli qysh në gjysmën e parë të shekullit XX është konsideruar si bukë për të varfër, sot për të flitet gjithnjë e më shumë dhe janë duke u provuar receta të ndryshme, shkruan Kosova Sot.

Mund të përgatitet si supë, në qumësht, t’i shtohet fasules, lakrës turshi, ushqimeve me kërpudha ose në kombinim me pemë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here