MEDITIME KURANORE

0
171

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, Allahu do t’ju marrë në llogari.” (El Bekare; 284).

Aludon se Allahu do t’i merr në llogari për gjërat që i mban njeriu në veten e tij (qoftë i shfaq apo jo), e jo që Allahu do t’i denoj për çdo gjë që ata kanë në veten e tyre.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 14/101

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepnimë të dhëmbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. çkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.” (Ali Imran; 92).

Duhet që muslimani ta fus në praktikë këtë porosi Kur’anore qoftë edhe vetëm njëherë gjatë jetës së tij. Nëse besimtarin e mahnit diç nga pasuria e tij, atëherë është mirë që ai ta dhuroj atë pjesë të pasurisë sadaka (lëmoshë) me shpresë tek Allahu se do ta arrijë asinqeritetin (mirësinë) e plotë që e ka cek Allahu në ajetin e lartëpërmendur.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Ali Imran

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.” (Neml; 79).

Kjo aludon në atë se thirrësi për në rrugën e drejtë është i sigurtë në ndihmën e Allahut dhe se Allahu nuk do ta lë të vetëm atë.

Ibn Axhibe el Fasij El Bahrul Mudid; 4/217

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu ne i shpërblejmë bamirësit.” (El Kasas; 14).

Prej gjëra më madhore që Allahu ia dhuron robërve të Tij të sinqertë në periudhën e pleqërisë është pjekuria dhe urtësia në fjalë dhe vepra.

Hasan el Basriu, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh, të Ibn Kajimit rahimehullah; 1/167

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24).

E lexojmë këtë porosi Kur’anore dhe e kalojmë thjeshtë sikurse i kalojmë porosit tjera Kur’anore, thjeshtë lexim pa u ndalur fare për meditim, a ka privim më të keq se ky!?

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here