Bota e Xhindëve – Çfarë janë Xhindët shejtanët

0
277

Xhindët janë botë në veçanti

Xhindët janë një botë tjetër nga bota e njerëzve dhe nga bota e melekëve. Mes tyre dhe njeriut është i përbashkët veçorizimi i tyre me mendje dhe të kuptuar, si dhe liria e tyre në zgjedhjen e rrugës së hajrit apo të sherrit. Ata ndryshojnë nga njeriu në disa çështje. Kryesore është se thelbi (baza) i tyre është tjetër nga thelbi njerëzor.

Pse u quajtën xhindët me emrin “El-Xhinnu

Ata u quajtën me këtë emër (El-Xhinnu) si shkak i fshehjes së tyre nga syri. Tha Ibni Akili: “Xhindët u quajtën “El-Xhinnu” si shkak i mosdukjes dhe fshehjes së tyre nga shikimet (e njeriut). Nga kjo fjalë u quajt edhe el-xheninu (foshnja në bark të nënës) me këtë emër (sepse është i fshehur në mitrën e nënës)…” Në Kur’an thuhet: “…Vërtet që ai dhe Kabilja e tij (fisi e farefisi, ndjekësit e ndihmësit e tij nga njerëzit e xhindet) ju shohin ju, ndërsa ju nuk i shihni dot ata…” (Al A’raf: 27).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here