”Më vrau për çdo të vrarë nga një herë, kurse për Seid Ibën Xhubejrin më vrau shtatëdhjetë herë!”

0
568

Seid Ibën Xhubejri (Allahu e mëshiroftë) dhe Haxhaxh Eth-ThekafiuSeid Ibën Xhubejri (Allahu e mëshiroftë) ishte njëri ndër ata që u ngritën kundër Haxhaxhit, pra që ndodhi gjatë sprovës që ishte në lidhje me Ibën Eshasin.

Seidi thoshte: ”Luftoni kundër tyre për shkak të dhunës së tyre në pushtet, për shkak të daljes nga feja dhe për shkak të hidhërimit kundër robërve të Allahut, sepse ata e kanë vdekur namazin e i kanë nënçmuar muslimanët!”
Meqë banorët e Dires kishin pësuar disfatë, ai shkoi në Mekë ku gjatë kohë fshihej nga Haxhaxh Eth-Thekafiu.
Në fund e zuri Halid Ibën Abdullah El-Kasni, pra emiri i Mekës dhe e dërgoi te Haxhaxhi me përcjellje të Ismail Ibën Evsat El-Bexhehit.o-zoti-im

Transmetohet se Ebu Salihu, ka thënë: ”Një njeri iu afrua Seid Ibën Xhubejrit, derisa ishte te Haxhaxhi, e ai nisi të qajë. Seidi e pyeti:

– Ç’të bëri të qashë?

– Ajo ç’të ka gjetur- iu përgjigj ky. Atëherë Seidi i tha:

– Përse qanë për atë që është në dijen e Allahut, subhanehu ue teala. Pastaj ia lexoi këtë:

”Nuk ndodhë asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër- Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo…” (El-Hadid, 22).1

Transmetohet se Salim Ibën Ebi Hafsa, ka thënë: ”Kur e sollën Seid Ibën Xhubejrin para Haxhaxhit, ky e pyeti:

– A je t’i Shekij Ibën Kusejri (i pafat djalë i të zhdukurit)?

– Unë jam Seid Ibën Xhubejri- iu përgjigjë.

– Me siguri do të mbysë!- i tha Haxhaxhi.

– Unë jam ai ashtu siç ma ka vënë emrin nëna- iu përgjigjë Seidi dhe shtoi:

– A mundesh të më lejosh që t’i falë dy rekate namaz? Haxhaxhi urdhëroi që ta kthejnë në drejtim të kibles krishtere. Atëherë Seidi lexoi këtë ajet:

”Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e Allahut…” (El-Bekare, 115), e tha:

– Kërkojë mbështetje ashtu sikurse kërkoi mbështetje Merjemi.

– Në çka u mbështetë Merjemi?- e pyeti Haxhaxhi.

– Ajo tha: ”Unë i mbështetem të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je ai që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë).” (Merjem, 18)- u përgjigjë Seidi.

Sulejman Et-Tejmi, ka thënë: ”Shabiu e konsideronte të lejuar mohimin e diçkaje nga feja nën dhunë, ndërsa Ibën Xhubejri nuk e lejonte.
Kur dikë e sillnin te Haxhaxhi, ai do ta pyeste: ”A mohon kryengritjen kundër meje?” Nëse merrte përgjigje pozitive, do ta lëshonte.

– A e mohon kryengritjen kundër meje?- e pyeti Seidin.

– Jo!- iu përgjigjë Seidi.

– Zgjedhë mënyrë me të cilën do të mbysim, i tha ai.

– Zgjedhë t’i, sepse hakmarrja me siguri shumë shpejtë do të pasojë- i tha Seidi.”2

Transmetohet se Davud Ibën Ebi Hindi, ka thënë: ”Kur Haxhaxhi zuri rob Seid Ibën Xhubejrin, i tha atij: ”Jam i vetëdijshëm se do më mbytni, prandaj do t’ju lajmërojë për këtë: ”Unë dhe dy shokët e mi, duke ndjerë bukurinë e lutjes, pikërisht prej Tij kemi kërkuar të vdesim si shehidë.
Të dy shokët e mi u nderuan me atë, ndërsa unë mbeta së prituri.”

Më tej përmendet se Davudi, ka thënë: ”Sikur të ketë menduar se Allahu pranon lutjen pasi që të ndjehet ëmbëlsia e duasë.”

Dhehebiu, ka thënë: ”Pasi që njohu vlerën e vdekjes në rrugë të Allahut, dëshiroi të jetë i mbytur dhe nuk brengosej. Përndryshe para armikut të tij publikisht do të mohonte diç nga feja (e fshehurazi do të mbetej besimtarë) që është e lejuar. Allahu e mëshiroftë”3

Dhehebiu më tej thotë: ”Transmetohet se Haxhaxhi kishte parë një ëndërr, andaj iu tha: ”Ç’bëri Allahu me ty?”
Ai u përgjigjë: ”Më vrau për çdo të vrarë nga një herë, kurse për Seid Ibën Xhubejrin më vrau shtatëdhjetë herë!”

Transmetohet se gjatë çastit të vdekjes humbte vetëdijën e kur vinte në vete thoshte: ”Ç’po më ndodhë mua dhe ç’kam unë me ty, o Seid Ibën Xhubejr?”4

Sufjan Ibën Ujejne, ka thënë: ”Pas rënies së Seidit, nuk vrau më askënd tjetër, përveç një njeriu.”5

Autor: Shejh Ahmed Ferid.
Marrë nga libri: ”Mevakif imanijjeh.”
Përgaditi: Ebu Mejrem

1. ”Sijer ealamun-nubela” 4/337.
2. ”Sijer ealamun-nubela” 4/338.
3. ”Sijer ealamun-nubela” 4/340.
4. ”Tarihul-islami” 6/369.
5. ”Sijer ealamun-nubela” 4/328.