Mbushësi i iPhone i merr jetën adoleshentes

0
199

Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke fjetur. Shkaktar ishte mbushesi i telefonit te saj u cili kishte transmetuar elektricitet kur kishte prekur ne trupin e adoleshentes.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur ditët e fundit në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku viktima është një 14-vjeçare.

Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur, ndërsa në mëngjes është gjetur pa ndjenja nga prindërit e saj. Ata e transportuan me urgjencë për në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë adoleshenten.

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Le Thi Xoan ishte shtrirë për të fjetur dhe kishte vendosur në mbushes telefonin e saj siç bënte thuajse çdo natë.

Por mbushesi i iPhone ishte i zhveshur dhe një prej telave e kishte prekur në trup duke transmetuar për një kohë të gjatë elektricitet mbi trupin e adoleshentes, duke i marrë jetën asaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here