Home A e dini se Mbani fëmijët larg lavatriçes pasi mund të përfundojnë kështu
Një djalë 5-vjeçar humbi jetën tragjikisht, teksa po luante pranë lavatriçes.
Në një moment dera e makinës larëse u mbyll automatikisht sapo djali hyri brenda saj, duke mbetur pa ajër. I vogli sapo ishte zgjuar nga gjumi, dhe mungesa e oksigjenit i mori jetën.
I ati i tij ndodhej në shtëpi por e pati të pamundur ta shpëtojë. Sapo pa djalin brenda makinerisë, ai thirri ambulancën por i vogli kishte ndërruar jetë.
Mediat japoneze raportojnë se makina ishte bosh në momentin e ngjarjes.
Nëna e djalit thuhet se ishte larguar nga shtëpia, në qytetin Sakai në jug të Japonisë, në kohën e incidentit tragjik.