Home Kurani dhe Shkenca Lutja (duaja) më e mirë dhe sekreti i saj

Lutja (duaja) më e mirë dhe sekreti i saj

Duaja më e mirë dhe sekreti i saj.

Profeti alejhi selam thotë: “Më e mira dua është: El-Hamdulilah (Lëvdatat i takojnë Allahut)” e transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe e saktëson sheikh Albani.

Ibn El-Kajim -Allahu e mëshiroftë- në librat e tij tregon:
Është pyetur Sufjan bin Ujejne: Pse e ka quajtur dua (lutje) kur nuk është e tillë (sepse ajo fjalë është lavdërim)?
Sufjani është përgjigjur: A nuk e ke dëgjuar fjalën e Umeje bin Ebij Salt për Abdullah bin Xhud’an kur i ka thënë:
A të përmend nevojën time apo më mjafton turpi yt? * sepse prej cilësive të tua është turpi.
Nëse ndonjë ditë të lavdëron dikush *
 i mjafton atij nga lypja, lavdërimi yt.
Pastaj Sufjani i thotë: Ky ishte njeri dhe i mjaftoi lavdërimi e tjetrit nga lypja, atëherë ç’mund të thuash për zotin e botëve?!
* Sufjan bin Ujejne: Dijetar i madh i islamit prej banorëve të Mekës dhe mësues i imam Shafiut dhe i imam Ahmedit -Allahu i mëshiroftë të gjithë- i vdekur në vitin 198 të hixhretit.
* Umeje bin Ebij Salt: Poet arab i kohës para islame që dallohet për urtësinë dhe njohuritë e tij rreth librave të tjerë të Allahut para Kuranit.
* Abdullah bin Xhud’an: Fisnik prej fisnikëve të Mekës në kohën para islame që dallohet për bujari.

Sheikhul-islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në librat e tij thotë:
“E ka quajtur fjalën [El-Hamdulilah] dua edhe pse ajo është plotësisht lavdërim sepse kjo fjalë përmban dashurinë (dmth: kërkon dashurinë e atij që e lavdëron) dhe dashuria është lloji më i lartë i kërkesës. Pra, lavdëruesi është kërkues i atij që do madje e meriton më shumë të jetë i tillë.
Kështu që fjala [El-Hamd] e cila është lavdërim dhe përmban kërkesën më të madhe, është dua e vërtetë madje e meriton të jetë kështu më shumë se çdo lloj tjetër prej kërkesave që janë më poshtë se ajo”.

Dr Abdullah Nabolli

Previous articleJa arsyeja përse njerëzit nuk heqin dorë nga karbohidratet…
Next articlePse nuk është mirë të fleni vonë?