Është detyrë për çdo musliman e muslimane mësimi i tri çështjeve të mëposhtme:

0
534

Dije, Allahu të mëshiroftë, se është detyrë për ne të dimë katër gjëra:

Dija, e cila është njohja e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e fesë Islame me argumente.
Të punuarit sipas kësaj dije.
Thirrja në këtë dituri.
Durimi ndaj vështirësive në këtë thirrje.
Argument për këtë është fjala e Allahut: “(Betohem) për kohën. Me të vërtetë njeriu është në humbje të sigurt, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durim”.  (El-Asr 1-3).

Imam Shafiu ka thënë: “Sikur Allahu të mos zbriste tek krijesat e Tij argument tjetër përveç kësaj sureje, ajo do t’u mjaftonte atyre”. Ndërsa Buhariu ka thënë: “Dituria është para fjalës dhe punës”. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.” (Muhamed, 19).

Pra Allahu ka filluar me diturinë para fjalës dhe punës. 

Mëso, Allahu të mëshiroftë se është detyrë për çdo musliman e muslimane mësimi i tri çështjeve të mëposhtme dhe të punuarit me to:

E para: Allahu na ka krijuar, na ka furnizuar dhe nuk na ka lënë pas dore, por ka dërguar te ne një të dërguar, kush i bindet, do të futet në Xhenet dhe kush e kundërshton do të futet në Zjarr. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ne, me të vërtet, ju kemi sjellë një të dërguar (Muhamedin) dëshmitarë mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar (Musain) Faraonit, por Faraoni nuk iu bind të dërguarit (Musait) kështu që Ne e mbërthyem atë me ndëshkim të ashpër …”. (Muzemil, 15-16)

E dyta: Allahu nuk pranon që të shoqërohet askush me të në adhurim, qoftë melek i afërt apo profet i dërguar. Argument për këtë është thënia e Allahut: “Xhamitë janë për adhurimin e Allahut, prandaj mos iu lutni askujt krahas Allahut!” (Xhin, 18).

E treta: Kush i bindet të Dërguarit të Allahut dhe njëson Allahun, nuk i lejohet të miqësohet me ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse këta njerëz mund të jenë nga më të afërmit e tij.[1] Argument për këtë është fjala e Allahut: “Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të kenë dashuri ndaj atyre, që kundërshtojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe nëse ata janë baballarët e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besim në zemrat e tyre dhe i ka forcuar me ndihmën e Vet. Ai do t’i dërgojë ata në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Allahun. Ata janë pala e Allahut dhe, vërtet që pala e Allahut janë të shpëtuarit.” (Muxhadele, 22).

Mëso, Allahu të drejtoftë në bindjen e Tij, se hanefijeh (feja e pastër), rruga e Ibrahimit, është të adhurosh Allahun Një të Vetëm me sinqeritet. Pikërisht për këtë Allahu i ka urdhëruar të gjithë njerëzit dhe për këtë arsye i ka krijuar. Allahu thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” (Dharijat, 56).

Kuptimi i fjalës “adhurojnë” është “njësojnë”.

Çështja më e madhe dhe më e rëndësishme për të cilën ka urdhëruar Allahu është teuhidi. Ai është njësimi i Allahut në adhurim.

Çështja më e madhe dhe më e rëndësishme të cilën Allahu e ka ndaluar është idhujtaria (shirku), ajo është lutje e drejtuar tjetërkujt bashkë me Allahun. Argument për këtë është fjala e Allahut: “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë …”.  (En-Nisa, 36)

[1] Pohimi i sipërcituar dhe ajeti duhet të kuptohet në përputhje me thënien e Allahut: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.” (Mumtehine 8). Ne nuk i quajmë vëllezër në fe ata të cilët nuk e besojnë Zotin ashtu siç besojmë ne dhe që nuk janë muslimanë, por nga ana tjetër, ne bashkëjetojmë me ta, nuk u cenojmë jetën dhe pasurinë dhe sillemi në mënyrë njerëzore me ta, pa u bërë asnjë të keqe, madje u bëjmë dhe mirësi kur kemi mundësi.

Tri Parimet e Besimit Islam
Muhamed Ibën Abdul Uehab

Shkrime te reja nga Xhamiambret

Source link

XHAMIAMBRET

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here