A lejohet heqja e vetullave nëse ato janë shumë të trasha? – Hija Islame

0
702

Selam Alejkum i nderuar hoxhe. A lejohet heqja e vetullave nese ato jane shum te trasha?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pejgamberi (salallahualejhiveselem) i ka mallkuar ato gra që i heqin vetullat (e tyre) dhe ato gra që ua heqin (tjerave) vetullat. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Andaj, heqja e vetullave është një prej mëkateve të mëdha prej të cilit muslimanja duhet të largohet. Dhe nuk ka dallim ndërmjet vetullave të trasha dhe të holla, për të shpëtuar nga mallkimi dhe mëkati i madh i kësaj ndalese.

I vetmi përjashtim që është bërë nga dijetarët është nëse vetullat janë aq të mëdhaja saqë e pengojnë njeriun në sytë e tij, (dhe kjo ka mundësi të ndodhë te disa njerëz që janë në moshë të shtyer, të cilëve për shkak të rrudhave dhe vetullave të mëdhaja ju pengohet shikimi i tyre). Në këtë rast lejohet shkurtimi i tyre vetëm aq sa ka nevojë. Përndryshe, një gjë e tillë është e ndaluar.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami