KËTO FJALË TË ALLAHUT QË NA I TREGOI MUHAMEDI ALEJHI SELAM

0
263

O robërit e mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë

Ebu Dherr el Gifariu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem përcjell se Allahu i Lartmadhërishëm ka thënë:

“O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe e kam bërë të ndaluar edhe ndërmjet jush, andaj mos i bëni padrejtësi njëri-tjetrit. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atij që Unë e udhëzoj, ndaj kërkomani udhëzimin, që t’ju përudh. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që unë e ushqej, ndaj kërkomani ushqimin, që t’ju ushqej. O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që unë e pajis me veshmbathje, ndaj më kërkoni veshmbathje, që t’ju furnizoj me të. O robërit e Mi! Ju bëni gabime natë e ditë, ndërsa Unë i fal të gjitha mëkatet, ndaj më kërkoni falje, që t’ju fal. O robërit e Mi! Ju kurrë nuk do të arrini të më bëni dëm e as që do të keni mundësi të më bëni dobi. O robërit e Mi, edhe po qe se të gjithë ju, i pari e i fundit, përfshirë njerëzit e xhinët, bëheni si njeriu më zemërmirë prej jush, kjo gjë aspak nuk do ta shtonte sundimin Tim. O robërit e Mi, edhe nëse të gjithë njerëzit e xhinët, fillim e mbarim, bëheni si njeriu më zemërprishur nga mesi juaj, kjo gjë as që do të pakonte sundimin Tim. O robërit e Mi, në qoftë se të gjithë njerëzit e xhinët, fund e krye, tubohen në një vend, më drejtohen me kërkesa e Unë ia jap gjithsecilit atë që kërkon, kjo nuk do të pakësonte asgjë nga ajo që gjendet tek Unë, respektivisht aq sa përthith gjilpëra kur futet në det. O robërit e Mi! Vërtet ato janë veprat tuaja, të cilat i ruaj e më pas jua shpërblej, kështu që, kushdo që gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërkaq, ai që gjen keq, le ta qortojë vetëm vetveten.”

E shënon Muslimi [numër 2577].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here