A lejohet falja e suneteve kaza (jashtë kohës kur duhen falur)?

0
558

A lejohet që sunetet e drekës (nëse ke ndonjë arsye) si ato të parat, apo dy rekatet që falen pas, ti fal pas namazit të ikindisë?
Imam Nevaviu Allahu e mëshirofte thotë: E sakta në medhhebin tone (Shafi’i) është: Pylqyeshmëria e faljes kaza të suneteve që konsiderohen të rregullta (të forta), këtë e thotë Muhamedi, Muzeniu dhe Imam Ahmedi në një trasmetim.
Ndrërsa Imam Ebu Hanifja, Imam Maliku dhe Ebu Jusufi në trasmetimin më të njohur, thonë : Nuk mund të falen kaza!

Por argumenti ynë (që e lejon) janë pikëirsht këto hadithe të sakta. [El-Mexhmu 4/43].
Imam Merdavi El-hanbeliu (Zoti e mëshiroftë) thotë: Shprehja :”Dhe kush humbet faljen e këtyre suneteve, është prej sunetit ti falë dhe jashtë kohës tyre.” Ky është medhhebi, pra medhhebi i Imam Ahmedit dhe kjo është e njohur tek dijetarët e këtij medhhebi. [El-insaf 2/187].

Ndërsa shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) është pyetur:. A lejohet vonimi i suneteve të para të namazit të drekës, pra të fal farzin e namazit të drekës dhe pas një ore përafërsisht të fal sunetet e para dhe ato mbrapa, kjo për shkak se koha që na lejohet në shkollë e cila është jasht Mbretërisë së Arabisë, është e mjaftueshme vetëm për abdes dhe namazin farz?
Përgjigje : Nëse njeriu i vonon sunetet e para të drekës, për pas namazit farz dhe për këtë ka ndonjë arsye, nuk ka ndonjë problem që ti falë ato sunete pas farzit dhe kjo i mjafton, por nëse e vonon faljen e suneteve pa arsye, kjo nuk është e mjaftueshme!  Nga ajo që u përmend në pyetje, se koha mjafton vetëm për abdes dhe për faljen e Namazit farz, themi se kjo është arsye, e në bazë të kësaj lejohet falja kaza (pas kohe) e suneteve të para edhe pas namazit farz. Por duhet patur parasysh fakti se në këtë rast duhet të kryejë fillimisht dy sunetet e pasdrekës, pastaj të kryejë sunetet që ka lënë pa falur para farzit të drekës. [Fetvatë e Ibn Uthejminit 14/194].

Përktheu: Muhamed Estrefi