KUSH NËNÇMON NJË PERSON PËR MËKATIN QË KA VEPRUAR

0
229

HADITHI:

Muadh ibn Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush nënçmon vëllain e tij për mëkatin që ka vepruar, nuk do vdes derisa vet ta ketë vepruar.”

KOMENTI:

Pra, duke nënvlerësuar vëllainë tih për mëkatin që ka vepruar, duke përmendur mëkatin e tij, duke qenë për obligim mbulimi duke e këshilluar, por, nëse e nënçmon, e nënvlerëson, dhe e refuzon për mëkatin që ka vepruar, Allahu do ta sprovon që vetë ai të bie në mëkatin e njejtë si lloj dënimi mbi të.

Kështu që ky hadith flet për ndalesën e nënçmimit të muslimanëve me mëkatet që ata i veprojnë e duke përmendur të metat e tyre.

Obligim i muslimanit është që të mbulon të metat e muslimanit, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ka thënë: “Kush e mbulon një musliman Allahu e mbulon atë në dynja e në ahiret.” Por, e këshillon duke treguar butësi e mëshirë ndaj tij.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TRIDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (2505) dhe ka thënë: “Ky hadith është “Garib” dhe zingjiri i transmetimit nuk është i plotë, dhe Halid ibn Midan nuk e ka arritur Muadh ibn Xhebelin.” Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij (El Meuduat, 3/277) thotë: “Ky hadith nuk është i vërtetë të jetë fjalë e të dërguari të Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here