Në Kur’an, në suren el-Kasas përmenden dy tregime ose dy raste:
1- Rasti i Musait a.s. si një djalë i sapolindur të cilin nëna e tij e hodhi në lumë, dhe
2- Rasti i Faraonit, i cili gjithashtu ishte hedhur në lumë, përkatësisht, në det.
Në Kuran thuhet: “Dhe, Na, e kemi inspiruar nënën e Musait: “Jepi gji, e kur të frikësohesh (për jetën e tij) hidhe në det (lumi Nil) dhe mos u frikëso (se do të mbytet), as mos u hidhëro; Na, me të vërtetë, do ta bëjmë Pejgamber.” (el-Kasas, 7)
Për Faraonin dhe ushtrinë e tij, në Kur’an thuhet: “E, Na e dënuam atë dhe ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det, andaj shiko, si qe fundi i zullumqarëve!” (el Kasas, 40)
E përbashkët mes Musait a.s. dhe Faraonit është hedhja në lumë, përkatësisht, në det, mirëpo, gjendja e tyre dhe fati i tyre janë krejtësisht të ndryshme.
Musai a.s. ishte shumë i dobët, fëmijë i sapolindur, por valët e lumit nuk munden ta dëmtojnë. Ndërkaq, Faraoni ishte në kulmin e fuqisë, pushtetit dhe forcës, por u përmbyt në valët e detit.
Prandaj, ta mbajmë në mend: Kush është me Allahun, nuk e dëmton dobësia e tij, ndërsa, kush nuk është me Allahun, nuk i ndihmon fuqia e tij.
Përshtati: Miftar Ajdini