Pse nuk duhet të shqetësohemi për asgjë…

0
171

Shqetësohesh, ke probleme, të kaplon dobësia, je kapitur, shejtani po të torturon, po të frikëson me varfëri. Kështu e fiton sheqerin (diabetin), kancerin, e çrregullon tensionin (e gjakut) dhe asgjë nuk zgjidh, përkundrazi, të gjitha shqetësimet dhe qëllimet tua i zëvendëson me një të vetëm, që të bëhesh i shëndetshëm!

Zoti yt të ka ngushëlluar që të mos shqetësohesh, se rrizku është prej Tij. Se asnjë shpirt nuk do të del nga trupi derisa ta shpenzojë nafakën e tij, derisa të mos mbesë asnjë pikë uji, asnjë thërmi e bukës, asnjë frymëmarrje e caktuar për nafakë pa u shpenzuar.

I Plotfuqishmi thotë:
“Shejtani ju frikëson juve me skamje e varfëri dhe ju urdhëron të bëni mëkate, (si koprraci, etj.). Por, Allahu ju premton falje mëkatesh dhe dhuntitë e Tij. Se, Allahu është bamirës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (el-Bekare, 268)

Forcoje shpirtin tënd me fuqinë e imanit, ibadetit, dhikrit dhe lutjes.

Zgjidhe asketizmin si rrugë e besimtarit në këtë botë.
Përpiqu, mos bëj përtaci.

Besimtari duhet të jetë i kënaqur me caktimet e Allahut në sheriat dhe në kader.

Kur ke pasuri, urdhri i Allahut është që të japësh, dhe këtë besimtari e zbaton.

Kur të godet një dëmtim, ai është caktim i kaderit – i fatit dhe besimtari e pranon me kënaqësi, dhe për të shpërblehet sikur ta kishte ndarë (sadakë).

Nëse Allahu të ka dhënë të holla, bagëti, apo pasuri të tjera, dhe ti jep prej tyre, do të shpërblehesh, ndërsa nëse të ndodh ndonjë dëmtim në pasuri, dhe ti e pranon kaderin me kënaqësi dhe durim, do të shpërblehesh sikur të kishe ndarë (sadakë), andaj kjo nuk është dëm për besimtarin.

Dije sa vlerë (s)ka kjo botë, andaj mos të pushtojë. Ardhja dhe shkuarja e saj le të jetë e barabartë, ndërsa kujdesu për ardhjen e namazit, ramazanit etj.

Sëmundja mund të vijë edhe vetvetiu, dmth. me caktim, por ti mos u bëj shkaktar i saj duke u merzitur. Sa më të fortë ta kesh imanin dhe shpirtin, aq më pak do të ndryshken ata dy dhe më pak do t’i gërryejë yshtja e shejtanit.

Në çfarëdo kasolle të jetosh, dhe çfarëdo rroba të kesh veshur, në to mund edhe të falesh (të bësh ibadet) edhe të vdesësh, kjo është më e rëndësishmja, sepse sa më modeste ta kesh jetën, aq më të lehtë do ta kesh llogarinë! Përshtati: Miftar Ajdini-

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here