KURANI, BURIM I ÇDO MIRËSIE !

0
222

Shumë prej muslimanëve kur lexojnë Kuranin e përkufizojnë nijetin në përfitimin e shpërblimit nga të lexuarit, kështu duke mos qenë në dijeni për shumë dobi madhështore të Kuranit, ngase saherë që njeriu lexon Kuranin me nijet të caktuar e arrin vlerën e saj.

Siç thotë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Veprat vlerësohen sipas nijetit, dhe secilit i takon atë që ka nijet.” E shënon Muslimi.

Kurani është metodologji e jetës. E nijeti është tregtia e dijetarëve. Kështu duke u nisur nga ky parim dëshirova që të përkujtoj veten dhe vëllezërit e mi, për disa nijete që t’i kemi parasysh gjatë leximit të Kuranit, prej tyre:

Lexoe Kuranin që të përfitosh dije, e të veprosh me të.
Lexoe Kuranin që të udhëzohesh.
Lexoe Kuranin me qëllim që të arrish shpëtim.
Lexoe Kuranin që të shërohesh nga sëmundjet trupore dhe shpirtërore.
Lexoe Kuranin me qëllim që Allahu të të nxjerr nga errësirat në dritë.
Lexoe Kuranin, ngase e shëron zemrën e ngurtë, me Kuran zemra qetësohet, ngjallet dhe zhvillohet.
Lexoe Kuranin sepse është sofra e Allahut të Madhëruar.[1]
Lexoe Kuranin që të mos jesh prej të shkujdesurve, e të jesh prej atyre që shpesh e përmendin Allahun.
Lexoe Kuranin që të shtohet bindja, e besimi në Allahun.
Lexoe Kuranin me qëllim të respektosh urdhrat e Tij përmes leximit.
Lexoe Kuranin që të arrish shpërblimin e një shkronje me dhjetë të mira, e Allahu ia rrit shpërblimin kujt të do.
Lexoe Kuranin që të arrish ndërmjetësimin e Kuranit ditën e Kiametit.
Lexoe Kuranin me qëllim pasimin e porosisë së profetit, sal-Allahu alejhi ve selem.
Lexoe Kuranin që të ngrihesh tek Ai në pozitë, e të ngrihet kështu edhe umeti.
Lexoe Kuranin që të ngrihesh në grada të xhenetit, e të veshësh kurorën e nderit, e t’ju jipet prindërve hallka të arrit, që janë më me vlerë se dynjaja.
Lexoe Kuranin me qëllim adhurimi duke lexuar fjalët e Tij.
Lexoe Kuranin që të jesh prej të zgjedhurve të Allahut e të afërmve të Tij.
Lexoe Kuranin me qëllim që kush e lexon bukur është me melaqet e ndershëm e të drejtë.
Lexoe Kuranin me qëllim të shpëtosh nga zjarri dhe dënimi i Allahut.
Lexoe Kuranin që të jesh në ndihmën e Tij.
Lexoe Kuranin që të mos kthehesh në kufirin më të ulët të jetës.
Lexoe Kuranin që të jetë argument për ty e jo kundra teje.
Lexoe Kuranin me nijet se të shikuarit në Mus’haf është adhurim.
Lexoe Kuranin që të zbret qetësia, e të kaplohesh me mëshirë, e të përmendesh tek Allahu.
Lexoe Kuranin me qëllim të mos jesh prej të humburve në dynja e prej të këqijve në ahiret.
Lexoe Kuranin ngase Allahu largon me të mërzitë, brengat e problemet.
Lexoe Kuranin që të jetë shoqëruesi yt ne varr, dritë në urrën e siratit, udhëzues në dynja, dhe udhërrëfyes për në xhenet.
Lexoe Kuranin që të edukohesh e të pajisesh me moral nga Allahu, sikur që e zbukuroi me to të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem.
Lexoe Kuranin, që të preokupohesh me të vërtetën, e të të mos angazhojë nefsi me gjëra të kota.
Lexoe Kuranin që ditën e Kiametit të vendoset nje perde ndarëse mes teje dhe jobesimtarëve.
Të jemi ithtarë të Kuranit.

Kjo është një tregti e sigurtë dhe fitimprurëse, e të mirat e Allahut nuk kanë fund.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Është ngjasuar Kurani me ushqimin që u ofrohet mysafirëve, për shkak mirësive dhe dobive që janë në të, në të cilën Ai i ka ftuar. Këtë e  thënë ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me fjalët: Kurani Fisnik është sofra e Allahut në tokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here