KUR YOUTUBE TË KUSHTON MORALISHT!!!

0
219
A picture shows a You Tube logo on December 4, 2012 during LeWeb Paris 2012 in Saint-Denis near Paris. Le Web is Europe's largest tech conference, bringing together the entrepreneurs, leaders and influencers who shape the future of the internet. AFP PHOTO ERIC PIERMONT (Photo credit should read ERIC PIERMONT/AFP/Getty Images)

Shumica prej nesh po paguajmë këto fatura. Të shikuarit e shumtë të videove në WatsApp, etj, ka bërë që shumë prej neve haramet të na duken të zakonta për të cilat do të pyetemi në ditën e llogarisë. Burrat shikojnë gratë e zbukuruara plotësisht me arsyetimin se ajo është një pjesë e youtube-së qesharake apo e çuditshme!! Kështu edhe gratë shikojne disa youtube që shfaqin auretin e plotë të disa grave ose burrave. E gjithë kjo bëhet në emër të: youtube e çuditshme, youtube qesharake, ose tituj tjerë tërheqës. Ndërsa, sa i përket muzikës mund të themi shlirë se për disa është bërë shoqërim dhe normalitet, bile disa edhe e kanë lejuar me argumentin se kjo është vetëm shoqëruse e youtubes.

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga shikimi i mëkateve, bërja hallall e tyre dhe familjarizimi me ato.

Allahu thotë:”… Vërtetë për të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. Isra: 36.

Ajo që pikëllon çdo xheloz është që të shfaqen në grupin e tij këto të neveritshme dhe të mos gjejë në grup askënd që i refuzon këto edhe pse të gjithë janë të hajrit dhe fetarë. Shpresojmë që tash të ndalemi dhe të këshillojmë njëri-tjetrin dhe të mos bëjmë komplimente në fenë e Allahut, dhe të mos shikojmë në sasinë e vogël të mëkatit, por në madhështinë e Atij, ndaj të cilit po mëkatojmë duke shikuar youtube dhe duke heshtur nga të neveriturat.

Allahu na forcoftë të gjithëve në adhurim ndaj Tij, na ndihmoftë të ngrisim sheriatin e Ti dhe të ecim rrugës së drejtë në të gjitha situatat dhe kohët tona.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here