KUNDËPËRGJIGJE PËR ATA QË FESTUAN!

0
204

● Thanë: Çofshi mirë çdo vitë të ri.

○ Thashë: Cila është arsyeja?

●Thanë: Mbaroi një vit,dhe filloi një vit i ri.

○ Thashë: Çfarë viti është ky që do të fillojë? A nuk jemi ne në muajin e katërt Hixhrij?!

● Thanë: Është viti Miladij (diellor).

○ Thashë: Urimet e tua mbaji për vete, ne nuk pranojmë urime me këtë kalendar, dhe nuk jemi ithtarë të saj që t’na uroni me të. Drejtohuni atyre të cilët janë ithtarë të saj.

● Thanë: Po kush janë ithtarët e saj?

○ Thashë: Jehudët dhe të Krishterët.

● Thanë: Ti je i ashpër, i ndryshëm nga të tjerët.

○ Thashë: Nuk jam i ashpër dhe as i ndryshëm, porse ti je bërë i butë (ke pranuar me lehtësi) dhe je bërë njësoj me ta. Ky kalendar veçon Jehuditë dhe të Krishterët , dhe me të llogarisin çështjet dhe punët e tyre. Dhe këta kanë caktuar fillimin dhe mbarimin tij.

● Thanë: Ky është viti (llogaritës) i lindjes së Mesihut (Isait) alejhi selam.

○ Thashë: Jo.

● Thanë: E po çfarë atëherë?

○ Thashë: Është viti i Kryqëzimit dhe i Krishtlindjeve, në të cilin pretendojnë se ai (Isau) është biri i Zotit (i lartësuar është Allahu nga ajo çfarë i mveshin).

● Thanë: Dhe si arrite të gjykosh se kjo është festë e Kryqëzimit dhe Krishtlindjeve, dhe nuk është festë e lindjes së Mesihut, alejhi selam?

○ Thashë: Në cilën stinë të vitit jemi tani?

● Thanë: Në stinën e Dimrit.

○ Thashë: Mirë atëherë, në cilën stinë të viti bëhet (kultivohet) hurma “Rutab”? Apo çfarëdo hurme tjetër.

● Thanë: Çfarë ka të bëjë tani kjo? Dhe për çfarë arsye hym në çështjen e stinëve, ishim tek çështja e lindjes së Mesihut.

○ Thashë: Përgjigju pyetjes sime, që të arrijmë tek e vërteta, në cilën stinë të vitit bëhet hurma Rutab?

● Thanë: Në stinën e verës.

○ Thashë: Ne tani jemi në stinën e dimrit, dhe Mesihu Isau i biri i Merjemes alejhi selam lindi në stinën e verës.

● Thanë: Cili është argumenti ytë?

○ Thashë: Allahu i Madhëruar thotë:

{وَهُزِّي إِلَيْكِ بِجِذْعِ النَّخْلَةِ تُسَاقِطْ عَلَيْكِ رُطَبًا جَنِيًّا}
(E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.)
(Merjem;25)
Dhe nga kuptimi i jashtëm i ajetit është se Mesihu alejhi selam u lind në stinën e verës, kjo është koha e Rutabit (hurmës), dhe si ka mundësi që dita e lindjes së tij të jetë dimrit?

● Thanë: Por kjo është ta themi vit i ri Miladij (diellor).

○ Thashë: Kjo është dita e shfaqjes së Kryqëzimit dhe e Krishtlindjeve, dhe këtë e festojnë çdo vit.

● Thanë: Ne nuk pretendojmë urimet për Kryqëzimin, porse vetëm përfundimin e një viti.

○ Thashë: Përderisa nuk kemi argument nga Libri (Kurani) dhe Suneti (Hadithi) që vërteton apo lejon urimin e një viti Hixhrij Islamik, në të cilin orientohen muslimanët në adhurimet e tyre dhe çdo gjë që ka të bëjë me fenë e tyre, dhe nga dijetarët e mirëfilltë se urimi i një viti të ri është bidat dhe devijim. E çfarë mundë të jetë me urimin e vitit Miladij të cilin e vendosën jobesimtarët nga Jehudët dhe të Krishterët?!
A nuk është kjo më e rëndë dhe më e ndaluar?!
Duke veçuar urimin me këtë vit i bije të madhërosh traditat dhe bindjet e tyre. Përderisa Allahu ka përbuzur të gjitha traditat dhe bindjet e Jehudive dhe të Krishterëve.

● Thanë: Nga çfarë argumenton se nuk lejohet urimi i përfundimit të viteve edhe në çoftëse është Hixhrij?

○Thashë: Allahu thotë:

{وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا }
(Çka t’ju jep Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbanju.)
[Hashër;7]
Dhe Pejgamberi ﷺ nuk na solli ndonjë lejesë për urimin e mbarimit apo fillimit të viteve.
Është transmetuar në Sahihun e Muslimin nga Hadithi i Aishes radijAllahu anha ku thotë: Ka thënë Pejgamberi ﷺ : “Kush punon ndonjë punë (vepër) e cila nuk është në përputhje me mësimet tona, i është refuzuar.”
Dhe hadithi i Ibn Umerit ku thotë: Ka thënë Pejgamberiﷺ: “Kush përngjason një popull ai është prej tyre.”

Kushdo që vepron një gjë të tillë është mëkatarë cila do që të jetë arsyeja e tijë. Sepse kjo është bashkëpunim në shirk dhe mohim ndaj Allahut fuqiplotë në atë çfarë ata mveshin.

Allahu thotë:
{ وَدُّوا لَوْ تُدْهِنُ فَيُدْهِنُونَ}
(Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.)
[Kalem:9]

Nga arabishtja: M. Rexhepi

Burimi: albislam.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here