KUJDES NGA KOPRACIA | albislam.com

0
229

HADITHI:

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ruajuni nga zullumi, sepse zullumi është (shumë) errësira ditën e Kiametit. dhe ruajuni nga kopracia, sepse ajo shkatërroi ata që ishin para jush.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith ndalon nga dy cilësi që janë cilësi të një morali të keq:

e para është: Zullumi. që e kemi përmendur në hadithin e mëhershëm, sqarimin e këtij hadithi, e fjala e tij (Ruajuni nga zullumi), ka për qëllim; largohuni prej tij, vendosni mes jush dhe mes tij një mburojë, e që janë adhurimet.

 (dhe ruajuni nga kopracia) për kopracinë Allahu thoë: “.” sureja Hashr, ajeti 9. këtë ajet e përmendi Allahu në suren (Hashr) ku përmendi cilësitë e Ensarëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, Allahu thotë: “dhe (u takon pasuria) atyre që e kanë bërë Medinen vendstrehim (shtëpi) të besimit qysh më parë (para emigrimit).” Sureja Hashr, ajeti 9. para Muhaxhirëve: “e i duan ata që vijnë në Medine dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre (ardhacakëve), por më tepër duan t’u bëjnë mirë atyre se sa vetes, edhe pse madje vetë janë nevojtarë. E, ata që ruhen nga lakmia e madhe, me siguri, do të jenë fitues.” Sureja Hashr, ajeti 9. dhe në ajetin tjetër në ajetet e fundit të (sures Tegabun) “dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” ajeti 16.

Kopracia është një veçori e shëmtuar, dallimi mes fjalës (shuh-الشح) dhe (buhl-البخل) është se e fundit është të jetë koprac për gjërat që ai i posedon, apo kurnac. ndërsa e para ka putimit të jetë koprac në atë që e posedon dhe të lakmon atë që e ka dikush tjetër, duke hulumtuar atë që kanë njerëzit, ky është kopraci, që është më i keq se ai kurnac.

Sepse është kopraci dhe lakmi e madhe për të marrë atë që posedojnë të tjerët. Kopracia ka shkatërruar popujt e mëhershëm, gjë e cila i çoi ata të derdhin gjakun e tyre për pasuri, ishte shkak që ata të vriten mes vete, e të mbysin njëri tjetrin. E i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ndaloi nga kopracia, andaj njeriu duhet të ketë kujdes, e nëse e vëren në veten e tij le të kërkon prej Allahut që ta mbron atë nga kopracia.

Abdurrahman ibn Aufi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, shpesh gjatë tavafit ose gjatë qëndrimit në Arfat thoshte: O Allah më mbro më kopracia e vetes sime. E shpeshtonte këtë lutje, për atë edhe e pyetën, dhe tha: “Nëse unë mbrohem nga kopracia e vetes sime, mbrohem nga zullumi, nga të qenit kurnac dhe nga ndërprerja e lidhjeve farefisnore …” mbështetur në fjalën e Allahut: “E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.” Sureja Hashr, ajeti 9.

E që nëse mbrohet nga kopracia e vetes, ndalohet nga të bërit zullum, nga sulmim ndaj dikujt tjetër, nëse mbrohet nga kopracia shpirtërore e jep sadakanë, e jep zeqatin, është bamirës ndaj njerëzve, por, nëse është koprac, ajo e ndalon atë nga shpenzimi i pasurisë dhe e shtyen që të bëjë padrejtësi në pasuritë e njerëzve, kështu që kopracia është një ves i shëmtuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (2578).

Source link

Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here