SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!

SA MADHËSHTORE QË ËSHTË ZEMRA E NJË NËNE!

Djali merr vendim të prerë që ta largojë nënën e vet plakë nga jeta e tij. E hipi mbi shpinën e tij dhe u nis drejt një kodre të madhe. Rrugës për në kodër, kalonte nëpër male mes shumë pemëve dhe rrugicave të egra. Nëna e cila ishte mbi shpinën e të birit, rrugës i këpuste degët e pemëve dhe fletët e tyre dhe ato i hidhte në tokë. Pasi që arrin në maje të kodrës, i biri e lë nënën të vetme, pa ushqim dhe pije, me qëllim që sa më shpejt të vdesë.

E merr rrugën për tu kthyer në shtëpi, mirëpo ndalet i hutuar. E kuptoi se rrugën e kishte humbur dhe nuk di si të kthehet.

Në ato momente, nëna e thërret me gjithë butësi dhe mëshirë duke i thënë:

– O biri im, nga frika për ty që mos ta humbësh rrugën kur të kthehesh, rrugës i hidhja në tokë degët dhe fletët e pemëve, që kur të kthehesh, të shkosh sipas gjurmëve të tyre dhe të mbërrish mirë e shëndoshë deri në shtëpi. Shko, o biri im!

Djali kur e pa këtë qëndrim të nënës së vet, e vërejti gabimin e tij dhe sytë iu mbushën me lot. E mori nënën dhe përsëri e hipi mbi shpinë dhe e dërgoi në shtëpi, mirëpo këtë herë duke e nderuar dhe respektuar.

Për çudi, ai mendonte në vdekjen e saj, kurse ajo në sigurinë e tij!

Sa madhështore që është zemra e nënës!
O Zot, ruaji nënat tona dhe prindërit tanë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU