“Kushdo që nga ne kërkon ndihmë, ne e ndajmë bukën dhe ia japim”

0
152

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se e gjithë bota e ka vërejtur se Kandili është padroni i organizatës terroriste në Siri, duke shtuar se “vetëm një aleat i ynë nuk e pranon këtë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashtu sikurse nuk mbulohet dielli me shoshë, edhe këto të vërteta nuk mund të eliminohen me mohim. Kushdo që na zgjat dorën e miqësisë ne i hapim krahët, kushdo që nga ne kërkon ndihmë, ne e ndajmë bukën dhe ia japim, por nuk ngurrojmë kurrë përballë askujt që t’u përgjigjemi atyre që kanë qëllim pavarësinë dhe të ardhmen tonë. Pavarësisht emrave që ato kanë, FETO, DEASH ,PKK,PYD, YPG apo emra të tjerë të ndryshëm, për ne nuk ka asnjë dallim dhe me lejen e Allahut do t’i shtypim si cilindër të gjithë ato”, ka theksuar presidenti Erdoğan, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së tunelit Kasımpaşa-Hasköy në Stamboll.

Ne dhe miqtë tanë jemi të lumtur nga përparimet që ka arritur vendi ynë, tha Erdoğan, duke shtuar se “me sa duket disa të tjerë shqetësohen. Për këtë arsye, po nxjerrin pengesa që janë të papërputhshme me të gjitha vlerat e ndërgjegjes, diturisë dhe mençurisë që ata i sugjerojnë botës.”

Në fjalën e tij, Erdoğan, ka theksuar më tej: “Nga rajonet përtej kufijve ndaj territoreve tona po kryhen qindra, mijëra sulme provokuese me armë e raketa, ku si pasojë qytetarët tanë kanë humbur jetën dhe janë plagosur në shtëpitë e tyre, në xhami, në biznese dhe nëpër rrugë. Teska ndodhin të gjitha këto çfarë presin që ne të bëjmë? Këto PYD, YPG, DEASH janë organizata terroriste pa besim, pa libër, pa Allah. Si do ta shpjegojnë këto sulmin e ndërmarrë ndaj xhamisë duke martirizuar vëllezërit tanë gjatë kohës që po kryenin faljen e namazit?”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here