Kosovo Hackers, sulmojnë shërbimin meteorologjik amerikan për myslimanët

0
239

Shërbimi Meteorologjik amerikan dhe rrjeti i tij është hakuar këtë javë nga një grup hakerësh kosovar të cilët kanë marrë përgjegjësinë duke prekur të dhëna të ndjeshme të shërbimit, kanë thënë ekspertët e sigurisë të premten.

Të dhënat që janë lëshuar grupi Kosovo Hackers përfshin struktura të udhëzuesve, dosje senzitive të serverit të ueb-faqes dhe të dhëna të tjera që mund të kenë qasje të mëvonshme në to, thotë Chrysostomos Daniel nga firma e sigurimve Acunetix.

“Grupi i hakerëve kanë thënë se sulmi është protestë kundër politikave të SHBA që përdorin forcën në shtetet myslimane”, ka thënë Daniel.

“Për më shumë kjo ishte një hakmarrje për shkak të sulmeve të hakerëve ndaj bazave nukleare në vendet myslimane, që sipas një anëtari të grupit të hakerëve, “ata hakuan një bazë nukleare duke përdorur programe STUXNET dhe FLAME, ku ata po na bombardojnë me 27*7 dhe ne nuk mund të jemi të qetë – t’jua kthejmë hakimet”.

Paul Roberts, shkrimtar i teknologjisë në Sophos Naked Security thotë se kanë informacione për këtë duke përfshirë edhe emrat e llogarive të hakerëve, e cila arrihet kur të hapen serverët e hakuar dhe që njihet me emrin “sulm brutal me forcë”.

“Por, pak dihet për këtë grup që e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin”, thotë ai.

“Megjithatë, pretendimi që hakimi i weather.gov ishte vetëm njëri prej shumë faqeve qeveritare amerikane që hakohen nga grupe të ndryshme por shumë prej tyre më vonë janë distancuar nga sulmi”.

Grupi më Kosovo Hackers me parë ka hakuar edhe faqe serbe dhe maqedone .

Shërbimi meteorologjik amerikan ende nuk ka lëshuar një deklaratë për këtë rast, raporton agjencia e lajmeve franceze, AFP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here