Home Të tjera Zgjodhem per ju Kështu na mësoi Muhamedi alejhi selam

Kështu na mësoi Muhamedi alejhi selam

Tregon Enes b. Maliki (radiallahu anhu) se një ditë derisa Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam ishte me shokët e tij, erdhi një ensar i varfër për të lypur diçka për veti dhe për fëmijët e tij, e Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam i tha: “A nuk ke asgjë në shtëpi”?

Ensari tha: Po si jo, kam një shtrojë (plaf) që me gjysmën mbulohen dhe gjysmën e shtrojë për të fjetur dhe, kam një enë uji (Ibrig) për të pirë ujë!. Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam i tha: “Mi sjell ato dy sende mua këtu” Ai ia solli ato dy sende, Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam mori në dorë dhe tha:

“Kush i blenë këto dy sende”? Njëri nga të pranishmit tha: Unë i blejë për një dërhem. Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam tha: Kush shton (paguan) më shumë se kaq? Këtë ofertë e përsëriti dy apo tri herë. Atëherë njëri nga të pranishmit tha: Unë i paguaj dy dërhem. Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam ia dha ato dy sende blerësit, i morri dy dërhemët dhe ia dha ensariut dhe i tha:

“me njërin dërhem blejë ushqim dhe çoja familjes sate, e me tjetrin blejë një sëpatë e pastaj eja këtu” e i Dërguari i Allahut Salallahu alejhi ve Selam ia kishte gdhendur një bisht me dorën e tij, dhe i tha:

“Merre këtë, shko bartë dru dhe shiti, të mos shohë më, para pesëmbëdhjetë dite” Njeriu e mori sëpatën shkoi barte drunjë dhe i shite, e pastaj kur u kthye te Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam kishte fituar dhjetë dërhem, me disa prej tyre kishte blerë veshmbathje për familjen e me disa ushqim për ta.

Atëherë i Dërguari i Allahut Salallahu alejhi ve Selam i tha: “Kjo është më e mirë për tyse sa ditën e gjykimit të paraqitet shenja e lypjes tënde në fytyrë, vërtetë lypja nuk vlen për të tjerët, përveç për tre njerëz, për të varfrin ekstrem, (qës’ka asgjë), borxhliut të tmerrshëm apo atij që është i sëmurë”. (Ebu Davudi)

Previous articleShkencëtari me famë botërore ju drejtohet njerëzve: Zoti ekziston! Ja çfarë zbuloi ai
Next articleDërgimi i salavateve mbi Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]