Jetimi dhe shpërblimi i Zotit

0
282

Një djalosh jetim dhe i varfër, shiste me një çantë të vogël rrugëve. Atë ditë s’kish fituar as për të blerë bukë ndaj vendosi të kërkojë bukë në ndonjë shtëpi.

Trokiti në derën e një shtëpie mirëpo kur u hap dera dhe një vajzë e re e pyeti se ç’kërkonte, ai i turpëruar i tha që donte ujë.
Vajza vuri rè se ishte i uritur ndaj në vend të ujit i solli një gotë me qumësht të ëmbëltuar.

Djaloshi e piu me ngadalë dhe pasi e mbaroi e pyeti se sa kushtonte, por u habit nga përgjigja e vajzës:

“Nëna na ka mësuar të mos marrim shpërblim për të mirën që bëjmë, se vetëm Zoti e shpërblen të mirën”.

Djaloshit i bëri shumë përshtypje kjo që dëgjoi dhe që nga ky moment e ndryshoi motivacionin për jetën. Iu përvesh studimeve dhe me kalimin e viteve fitoi bursë në mjekësi duke u specializuar në kardiologji.

Vitet kalonin dhe djali tashmë mjek sa vinte dhe rritej në profesion. Një ditë prej ditësh në spitalin privat ku shërbente vjen urgjencë një grua por pa askënd, e cila kish nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, por s’kishte kush paguante.

Me ta parë mjeku e njohu atë që kish qenë shkak për motivimin e tij, ishte pikërisht vajza e dikurshme. Ai mori përsipër shpenzimet dhe e futi në sallë duke e operuar me sukses.

Kur e mori veten dhe i erdhi zarfi gruaja kishte frikë ta hapte për të parë shumën, por infermierja insistoi që ta hapte.

Kur e hapi pa që në të shkruhej: “Fatura e spitalit u pagua nga një gotë qumështi dhënë doktorit para shumë vitesh. Të falenderoj për këtë rregull jete që më dhurove dhe që më riktheve motivin për të jetuar! Zoti është Ai që shpërblen për të mirën.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here