Profeti alejhi selam ka hedhur kupa, edhe kur ka qenë agjërueshëm. Megjithatë nëse ky veprim çon në dobësimin e personit, atëherë është i papëlqyeshëm. Thabit El Bunani ka pyetur Enesin, nëse e konsideronin të papëlqyeshme apo jo hedhjen e kupave në kohën e Profetit alejhi selam.
Ai i është përgjigjur:”Jo përderisa ajo nuk çon në dobësimin fizik të personit.” E njejta gjë vlen edhe për “Fasd-in” (marrja e gjakut nga çdo pjesë e trupit)
Marre nga: Legjislacioni i traditës së Profetit salAllahu alejhi we selam, [Fikhus-Sunneh, Sejid Sabik]