Ky eshte nje tregim i nje motre muslimane te cilen e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, ne diten e pare te marteses se saj.
Falenderimi i takon Allahut, Zotit te gjitha boterave, paqja, meshira dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij te fundit (Muhamedin), mbi familjen tij, shoket e tij dhe te gjithe ata qe e pasojne rrugen e tij deri ne diten e fundit.
Si t’ua besh te tjereve do te kthehet ty:
Ky shte nje tregim i nje motre muslimane te cilen e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, ne diten e pare te marteses se saj, por per ata qe bejne durim Allahu ka thene: “… Per durimtaret ka shperblim pa mase.” (Zumer: 10)
Martesa e tyre ishte nje martese e thjeshte islame. Kur erdhi koha te dy bashkeshortet hyne ne dhome. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin prane burrit te saj dhe ata u bashkuan ne sofer prane ushqimit. Papritmas dikush trokiti ne dere, ndersa burri i hidheruar tha: kush eshte qe vjen ne kete ore? U ngrit gruaja per ta hapur deren, u ndal prane deres dhe pyeti: kush eshte ne dere? Nje ze pas deres u pergjigj: jam lypes, kerkoj pak ushqim.
Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfare donte. Burri u hidherua edhe me shume: ky na e trazon qetesine tone ne naten e pare te dhenderrise! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar ate ate ne menyre shume te poshter. Lypesi u largua nga dera e shtepise tij i perulur e uria ia rendonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.
Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia nderpreu kenaqesine dhe biseden me gruan e tij, mirepo papritmas ate e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinet dhe iu ngushtua toka me gjithe gjeresine qe e ka. Ai doli nga shtepia duke bertitur dhe duke e lene gruan e tij ne naten e nuserise, te cilen e goditi nje trishtim kur e pa burrin e saj ne ate gjendje, mirepo kjo ishte deshira e Allahut te Madheruar.
Kjo moter muslimane qendroi ne kete gjendje pesembedhjete vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shperblimin tek Allahu i Madheruar. Dhe, pas pesembedhjete viteve te kesaj ndodhie asaj iu prezentua nje musliman per martese me te cilin pranoi te martohej.
Ne naten e pare te marteses se saj, ajo u ul me burrin e saj prane sofres se ushqimit qe te darkonin por papritmas ata degjuan se dikush e trokiti deren. Burri i tha gruas se tij qe ta hap deren. U ngrit gruaja per ta hapur deren, u ndal prane deres dhe pyeti: kush eshte ne dere? Nje ze pas deres u pergjigj: jam lypes, kerkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfare donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre kete dhe ofroja atij le te haje deri sa te ngopet, e çka te mbetet prej ushqimit e hame ne.
Papritmas burri i saj shpertheu duke qare. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u pergjigj: a e din se kush ka qene ai njeri te cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u pergjigj duke qare: une jam ai.
I Lartesuar qofte i Fuqishmi Hakmarres, i Cili u hakmorr per robin e Tij te varfer e te gjore i cili erdhi me koke te perulur per te lypur prej njerezve, kurse dhembja ia rendonte zemren e tij prej urise, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe me shume duke e larguar ne menyre mizore prej deres se tij, kurse zemra ime donte te copetohej per shkak te nençmimit dhe perbuzjes qe e kishte goditur, mirepo Allahu i Madheruar nuk e don padrejtesine, dhe e zbriti denimin e Tij mbi ate qe e nençmoi njeriun dhe i beri padrejtesi, dhe e shperbleu robin i cili beri durim. Kaluan dite dhe Allahu e furnizoi me te mirat e Tij, dhe e dergoi denimin mbi ate njeri i cili beri padrejtesi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurine, e ai u be nje lypes i gjore.
Dhe, i Lartesuar qofte Allahu i Cili e furnizoi robereshen e ndershme besimtare e cila beri durim ne sproven e Allahut pesembedhjete vite dhe ia zevendesoi burrin e saj me me te mire. Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypesit por shpejt u kthye duke qare. Burri i saj e pyeti: ç’ke? pse qan? çka ndodhi? te ofendoi? te injoroi? A te rendoi diçka? Jo – iu pergjigj ajo kurse lotet i rridhnin nga syte? E pse qan atehere? – e pyeti perseri burri. Ajo u pergjigj: ky njeri prane deres tende dhe qe han nga ushqimi yt ka qene burri im para pesembedhjete viteve. Ne naten e pare te marteses, e trokiti deren nje njeri dhe kerkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi ate nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek une i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj me duket se eshte çmendur apo eshte semure nga xhinet. Ai doli nga shtepia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam pare me deri sot. Kurse tani ai kerkon lemoshe nga njerezit …
‘Njeriu eshte i dobet dhe i pafuqishem, andaj le te ngarkohet aq sa mund te barte. Sepse, nese ngarkohet me detyra te shumta, ekziston frika nga pertesa dhe braktisja e puneve.