Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! – Opoja.net

0
200

Para se të krijoj qiejt dhe tokën, Allahu i Madhëruar krijoi lapsin dhe e urdhëroi: “Shkruaj”, ndaj lapsi shkroi gjithçka do të ndodh deri në Ditën e Gjykimit.

Nga ato që Ai caktoi, ishte edhe krijesa që do ishte mëkëmbës i Tij në Tokë.

Kur erdhi koha e mëkëmbësisë, Allahu ndau Tokën e qiellin dhe krijoi qiejt dhe rrugët kah do të lëvizin ata. Dhe kur Allahu deshti që të plotësohet urdhëri, urdhëroi melekët e bekuar:

“Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë!”

Ai i cili di gjithçka, i Urti, e plotësoi caktimin e Tij sipas caktimit dhe ti erdhe në Tokë.
– Ku i kalove ditët e para të jetës tënde?
– Kalove në tre errësira, në barkun e nënës.
– Çfarë mendon, kush të dha të pish?
– Kush të ushqeu?

Në të vërtetë, Ai ishte Allahu i Madhëruar!

Mandej erdhi koha të dalësh në botën përplot sprova ku të pritnin ata që të duan: prindërit, familja dhe farefisi; mirëpo të pritnin edhe armiqtë e tu të cilët dëshirojnë të të devijojnë nga rruga e Allahut dhe rruga e Xhennetit.

Njeri! Nëna të lindi duke qarë, ndërsa njerëzit përreth teje qeshnin; ndaj përpiqu që në ditën e vdekjes tënde, deri sa ata qajnë ti të jesh i qeshur dhe i kënaqur.

Kalonin ditët deri sa ti kënaqeshe në mirësitë e prindërve të tu, në krahërorin e nënës sate të brengosur.
Shpresuan që do t’ua kthesh me mirësi dhe sjellje të mira, atëherë kur trupat e tyre të jenë dobësuar dhe kur të përjetojnë vitet e pleqërisë.

-Në cilën mënyrë ua ktheve kur u plakën: me mirësi dhe brengë për ta ose mosdëgjim dhe harresë?

I Dërguari i Allahut, Muhammedi salAllahu alejhi ue-s-selam ka thënë:
“Nëse Allahu do, do ta shtyjë dënimin për mëkatet e kryera deri në Ditën e Gjykimit, përveç se për mosdëgjimin ndaj prindërve. Ngase ato persona i dënon që në këtë dunja.”

– Ku je ti në relacion me rrugën e drejtë të Allahut?

I Dërguari i Allahut bëri një vi në tokë dhe tha:
“Kjo është rruga e drejtë e Allahut.” Shiko majtas dhe djathtas nga ajo vijë dhe do të shohish të tjera që largojnë nga ajo; për të cilat i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue-s-selam , ka thënë: “Në çdo rrugë prej tyre qëndron shejtani dhe thërret në to.”
Shejtanët thirrin në rrugët e devijuara: rrugën e shirkut, rrugën e kamatës, rrugën e mosdëgjimit prindërit, konsumimin e pijeve dehëse, rrugën e amoralitetit…

Ndërsa rruga që shpie në Xhennet: është rruga e namazit, bëmirësia ndaj prindërve, agjërimi i muajit të Ramazanit, rruga e kryerjes së haxhxhit, lufta në rrugë të Allahut, rruga e urdhërit për të mira dhe ndalimi nga ligësitë dhe para së gjithash dëshmimi i njëshmërisë së Allahut, pa të cilën nuk pranohen veprat.

– Në cilën rrugë gjendesh ty?

Lejoi një çikëz shpirtit tënd të ndalet dhe të mendoj, që të pastroj llogaritë me veten para se të llogaritet në ditën e Gjykimit.
Le të të rrjedhën lotët nga frika e Allahut, ngase ata mund të shpëtojnë nga zjarri i Xhehennemit,… dhe sikur që sheh ngjarjet në këtë botë, ashtu edhe në çastet e fundit të jetës tënde do të shohish atë që nuk e ke parë kurrë. Do ta shohish melekun e vdekjes dhe melekët tjerë me të, mirëpo parashtrohet pyetja, si do të duket atëherë: a do të jetë me fytyrë të ndritshme sikur Dielli dhe do të sjell qefinët nga Xhenneti, apo do të jetë fytyrëmrrolur?!

Në ato çaste do të dëshiroje të mund të falësh edhe një rekatë namaz, të bësh vetëm një sexhde… do të fillosh të qajshë ngase kaloi koha e pendimit dhe mundësisë së ndryshimeve, ngaqë në vend të mirësive, kohën kaloje në lojë, dëfrime dhe mosbrengë.
Familja yte vajton mbi trupin tënd, qajnë fëmijët, bashkëshortja…
Zemrat u vajtojnë për shkak të ndarjes me ty, nga keqardhja e asaj që shohin…

Do t’i lësh dhe më kurrë nuk do t’i shohish, përpos me Mëshirën e Allahut nëse jeni bashkë në Xhennet.

Pasiqë kalove kohën me persona të dashur, vjen në shtëpinë e re: Kabur (Jeta e varrit), stacionin e parë të botës tjetër, në të cilën ka errësirë dhe vetmi… Aty ekziston shtërngimi i varrit dhe sprovime të ndryshme… Në varr dëgjon hapat e personave të cilët morën pjesë në xhenazen tënde, ndërsa tani u kthehen familjeve të tyre… Të lëjnë të vetëm sikur i burgosur i varrit me veprat tua… Jeta e varrit paraqet bahçe nga bahçet e Xhennetit, apo zjarr nga zjarret e Xhehennemit.

Në varr do të pyetesh për fenë tënde, të Dërguarin, Librin e Allahut…

Lum ai fjalët e të cilit do t’i konfirmoi Krijuesi mbi shtatë qiej!
Mjer për ata të cilëve do t’u thuhet se gënjejnë!
– Ku është tani mundi i ibadetit?
– Ku është tani mundi i agjërimit dhe qëndrimit të gjatë në namaz?
– Ku është mundi i kryerjes së haxhxhit?
– Ku është dëshira e thirrjes në rrugë të drejtë dhe ndalimit nga ligësitë?
– Çfarë u bë me mundin tënd për shkak të mirësive ndaj prindërve?
Njeri! Tani më nuk ka lodhje, erdhi koha e kënaqjes në shpërblim.
Në anën tjetër ku është kënaqësia e përkohsme që bëje zina dhe dëgjimi i muzikës?
– Ku është konsumimi i drigës dhe alkoolit?
– Ku janë gjtihë ata?
– Ku është rehatia e lënies së namazit pas dore?
– Ku është loja, kënaqja dhe dëfrimi në cilët gjendeshe?
Do të zgjat pritja yte për në Xhennet, do të jetë kështu deri sa të vjen caktimi i Allahut…

Do të urdhërohet dhe të fryhet në SUR…

Shpirtërat e besimtarëve do të dalën nga Ilijjuni, ndërsa të jobesimtarëve nga Sixhxhini, mandej do t’u kthehen trupave të tyre… Atëherë Lajmëtari i Allahut do të urdhëroj: “Nisuni! Nisuni!”
Shpejtoni drejt vendit ku do të jepet llogari… dhe të vjen koha e llogaritjes së veprave tua dhe të vjen koha të marrish librin e veprave tua në anën e djathtë apo të majtë, do të vërtetohesh se atij libri: “Asgjë nuk i ka ikur, ka numëruar të gjitha imtësisht. Allahu askujt nuk i bën padrejtësi.”
– A e di para kujt do të japësh llogari? – Para Allahut të Madhëruar!
– A e di kush do të dëshmojë kundër teje? – Libri i veprave tua, organet e trupit tënd…
“Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët e do të Na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë.” [Ja-sin, 65]
Do të përfundoj ashtu që, ose do të hyjsh në Shtëpinë e nderit apo në humnerë të Xhehennemit…
Parashtrohet pyetja:
– A mund ta durosh nxehtësinë e Diellit të nxehtë një vit?
– E si do të durosh 50 000 vite nën Diellin i cili do të jetë larg vetëm një milje?
– Ura e Siratit është më e hollë se qimja e flokut, dhe më e mprehtë se shpata… – Nëpër të do të kalosh i ngarkuar me veprat tua…

O birë i Ademit! O njeri!

O mëkëmbësi i Allahut në tokë!

O ti që Allahu të krijoi ta adhurosh!

Ja pasi që ishe caktim në Lehvi Mahfudh, mandej embrion në stomakun e nënës, mandej fëmijë, mandej u bëre i rritur dhe filluan të të regjistrohen veprat e tua deri sa erdhi koha të largohesh nga kjo botë dhe të shtrihesh në varr (mezar), e mandej të ringjallesh në shtëpinë e përhershme…

Ende mund të përgatitesh…

Ndërsa sekondat e jetës tënde janë sikur frymëmarrjet tua… kur të kalojnë, më nuk kthehen prapë, ndaj shiqo në çfarë i ke harxhuar dhe çfarë vepra ke kryer?

Është koha e fundit që të pendohesh, të përpmirësohesh, t’i çosh duart lartë drejt Atij që falë mëkatet!

Kujto fjalët e Allahut të Madhëruar:

“Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti!” [Ez-Zumer: 53]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here