Hipokrizia e perëndimit: Assad duhet të qëndroj në pushtet, në çdo fazë...

Hipokrizia e perëndimit: Assad duhet të qëndroj në pushtet, në çdo fazë kalimtare, duhet të luftohen grupet Islame

Vendet perendimore i kanë treguar opozitës siriane se bisedimet e paqes që do të mbahen muajin e ardhshëm nuk mund të qojnë në largimin e Bashar al-Asadit dhe se ai me bashkëpunëtorët e tij do të mbesin të rëndësishëm në çdo administratë kalimtare, thanë burimet opozitare.

Mesazhi u dërgohet anëtarëve të lartë të Koalicionit Kombëtar Sirian në një takim të miqve anti – Asad të aleancës për Siri në Londër javën e kaluar.

                                                                                                                                                         sirija

 ” Miqtë tanë perëndimorë e bënë të qartë në Londër që Asad nuk mund të lejohet të shkojnë tani, sepse ata mendojnë se do të bëhej kaos në marrjen e pushtetit nga militant islamik ” tha një anëtar i lartë i Koalicionit i cili është i afërt me zyrtarë të Arabisë Saudite .

Ndryshimi në prioritetet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Britania, nga heqja e Asadit drejt  luftës kundër grupeve islamike ka shkaktuar  ndarje  brenda fuqive ndërkombëtare që mbështesin revoltën gati tre vjeçare, sipas diplomatëve dhe anëtarëve të lartë të koalicionit .

Ashtu sikurse refuzimi i presidentit amerikan Barak Obama kundër sulmeve ajrore në Siri në muajin shtator, pasi ai akuzoi forcat e Asadit që kanë përdorur gaz helmues, dhe kompromise të tilla  diplomatike mund të ngushtojnë dallimet perëndimore me Rusinë, e cila ka bllokuar veprimin e Kombeve të Bashkuara kundër Asadit, por që edhe ka zgjeruar  boshllëkun në qasjen me aleatët e luftëtarëve çlirimtar në Lindjen e Mesme.