Falën namazin për 40 ditë rresht në xhami, ja dhuratat që morrën...

Falën namazin për 40 ditë rresht në xhami, ja dhuratat që morrën fëmijët në Stamboll

Fëmijët në Stamboll morrën biçikleta për shkak të pjesëmarrjes në namazin e mëngjesit në xhami, për 40 ditë rresht.

Ata morën shpërblimin në Xhaminë e Sulltan Selimit, në lagjen Fatih të Stambollit. Ideja ishte që fëmijët të bëheshin të rregullt në faljen e namazit të mëngjesit me xhemat (në kongregacion), që është virtyt i madh dhe që inkurajohet në Islam.

Shumë nëna do t’i shoqëronin fëmijët e tyre në xhami, për t’i inkurajuar ata në faljen e namazit. Oborri i xhamisë ishte i mbushur me biçikleta dhe kishte një atmosferë festive me rastin e shpërndarjes së tyre.