Ballina Media Arkiva e FRM-se ENVER HOXHAJ SULMON ISLAMIN DHE MUSLIMANËT

ENVER HOXHAJ SULMON ISLAMIN DHE MUSLIMANËT

FRMKOSOVA2014ENVER HOXHAJ SULMON ISLAMIN DHE MUSLIMANËT

Pas shumë politikanëve që shprehen frigen ndaj Islamit dhe sulmet ndaj muslimanëve, tani së fundi na doli edhe një Islamofob, e ky është Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Enver Hoxhaj në intervistën për një gazetë po ashtu Islamofobe, bënë thirrje për zhdukjen e Islamit dhe shfarosjen e muslimanëve kosovar, për Forumin e të Rinjve Muslimanë është një luftë e hapur ndaj shqiptarëve muslimanë.

Hoxhaj alarmon shtetin që muslimanët paraqesin rrezik për vendin dhe bënë thirrje që të sulmohen muslimanët, të burgosen dhe persekutohen.

Forumi i të Rinjve Muslimanë ndjehet shumë i prekur ndaj këtyre deklaratave të regjimit të Hashim Thaqit dhe qeverisë. FRM vlerëson se deklarimet e tilla janë të porositura nga agjentura të huaja, ambasada dhe organizata të huaja që kanë për qëllim deislamizimin e popullit shqiptar.

Enver Hoxhaj nuk e qanë hallin që 1/3 e shtetit te Kosovës e që edhe vet e administron këtë shtet, është në duart e terroristëve serb, por halli dhe friga e tij është se përse shqiptarët po praktikojnë Islamin dhe energjia e tij është bartë në këtë luftë – Luftën kundë popullit shqiptaro-muslimanë.

Enver Hoxhaj shitet si një dyfytyrësh karshi shteteve Islamike dhe merrë pjesë në Organizatën e Shteteve Islamike duke zhvilluar takime me përfaqësues të këtyre shteteve, duke u deklaruar që Kosova është mbi 95{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} muslimanë e në anën tjetër nxjerrë vendime që diskriminon muslimanët dhe dhunon vajzat muslimane nëper shkolla që nga koha kur ishte Ministër i Arsimit që nxorri një udhëzim komunisto-administrativ që ndalon shkollimin e muslimanëve me të vetmin arsyetim sepse janë Muslimanë praktikant.

Te flasë për Islamin nuk i takon një jomuslimani, as një njeriu që është i shitur dhe i zhytur në korrupsion. Ministri është i edukuar në frymën Komuniste që një regjim antishqiptar nuk do ta bënte një fyerje të tillë.

Populli do t’a jep vendin e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do të dëbojë njësojë sikur partinë e Ramush Haradinajt e rikthimi-pendimi do të jetë vonë.

I tregojmë Enver Hoxhajt se Islami është vendas dhe do të vazhdojë të jetë në këto troje perdersa të ekzistojë kjo botë, e ky nëse e do Evropën e Vatikanin, e ka pasaporten diplomatike le te shkon e mos të kthehet më.

FRM – Kosovë

Janar 2014