Miqët e Enver Hoxhajt nuk ja pranojnë republiken, ky e quan popullin e vet te importuar

0
561

n-euml-veri-refuzohet-logoja-e-kosov-euml-s-pranohet-vet-euml-m-ldquo-kosovo-rdquo_hd

Përfaqësues serbë nuk u pajtuan me përfaqësuesit e BE-së për protokollin dhe caktimin e mbledhjes solemne të kuvendeve të katër komunave në veri të Kosovës. BE nga serbët ka kërkuar që në protokoll të jetë logoja e Kosovës.

Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jablanovic, ka thënë për Tanjug se BE ka kërkuar që në ftesat për mbledhjet solemne të Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut të jetë logoja e Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata e kanë refuzuar.

“Tash kërkuan që logoja e Republikës së Kosovës dhe etiketës së Qeverisë së Kosovës, pos në ftesat për mbledhje, të jenë edhe në tekstin e betimit që duhet ta japin kryetarët e komunave dhe asambleistët. Qëndrimi ynë është që dokumentet të jenë neutrale ose në të jetë vetëm ‘Kosovo*’ (me fusnotë)”, ka thënë ai.

Sipas tij, mbledhja solemne do të mbahet më 9 ose 10 janar, kur është afati i fundit për këtë.

Takimi me përfaqësuesit e BE-së është mbajtur në Mitrovicën e Veriut me dyer të mbyllura, ndërsa i pranishëm ishte edhe zyrtari për ndërlidhje i Qeverisë së Serbisë në Prishtinë, Dejan Pavicevic.

Seancat solemne të kuvendeve të katër komunave në veri është caktuar më 24 dhjetor, por janë shtyrë me kërkesën e Serbisë dhe të BE-së, ndërsa Ministria kosovare e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se ato nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore për këtë.