“EDHE UNË JAM KËTU” – FAMILJA REXHEPI, VOGËLUSHI 13 VJEÇAR, KUJDESËT PËR FAMILJEN

0
205

Në vend që të nisë t’i kryej detyrat e shtëpisë që ia ka dhëne arsimtari në shkollë, Hekurani 13 vjeçar, së pari duhet mbledh drunj për ngrohjen e shtëpisë.

Ai këtë e bën çdo ditë pasi vjen nga shkolla.

“Tash vjen stina e dimrit dhe bëhet ftoftë. Shkoj kur është mundësia, marr drunj. Dëshira ime është të kem në fillim shëndet dhe ta rinovojmë shtëpinë. Kur bie shi, shpesh ndalet rryma dhe pikon në çdo anë. Të gjithë në një dhomë flemë, kam dëshirë ta kem dhomën time”, tha Hekuren Rexhepi.

Babai i Hekuranit, vuan nga sëmundje cerebrale. Me që e ka të pamundur që të punojë, ai merr vetëm ndihmë sociale.

“Jam i pa punë, shpesh më ndodh më bllokohet këmba e djathtë, nga sëmundja që kam. Marrim vetë, 8000 denarë për fëmijën e tret. Shpesh ndodh që vij me duar thatë nga tregu, fëmijët dalin para më thonë babi, çfarë ke sjell për të ngrenë”, u shpreh Muarrem Rexhepi, kryefamiljar.

Familja Rexhepi, jeton vetëm me dy dhoma, pa banjë e pa kuzhinë. Në këtë varfëri rriten edhe dy motrat, Medina dhe Meleku. Vitin e kaluar era e fortë ua prishi kulmin e shtëpisë, dhe prej atëherë, tavani i shtëpisë është i lagur dhe pikon në çdo anë.

Kryefamiljarët Muarremi dhe Havushi, thonë se ka kohë që nuk mund të bëjnë gjumë të rehatshëm, nga frika e shembjes së çatisë dhe tavanit të shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here