Më i varfuri i asaj kohe, që dha një obrok ushqim dhe fitoj 30.000 derhem!

0
210

Më i varfuri i asaj kohe, që dha një obrok ushqim dhe fitoj 30.000 derhem!

Tregohet se në kohen e gjeneratave të arta pas vdekjes së Pejgamberit alejhi selam, konkretisht tek gjenerata e tabi’inve ishte një njëri prej me të varfurve në boten arabe por i cili ishte shumë i devotshem.
Një herë tregohet se ai, gruaja dhe djali i tij ishin shumë të uritur, sa që kishin kaluar disa ditë pa ngrën, dhe ai burri i devotshem del në peshkim, pran detit i fal dy rekate namaz, e gjuan rrjeten në deti, dhe e zënë një peshk të madh, të cilin menjëherë shkon dhe e shet, me ato para blen disa ushqime të gatshme të asaj kohe, duke shkuar për në shtepi sheh në rrugë një nënë me dy femijë të atij vendi duke qarë nga uria… ai burri i devotshem thotë më vete: ”por këta jan me të uritur se gruaja dhe djali im”, ua jep ato ushqime menjëherë dhe sheh gezim të papërshkrueshem tek ajo nënë me ata dy femijë. Burri i varfur n’dynja por i pasur në shpirtë kthehet në shtepi tek gruaja dhe djali që e kishte lën duke qarë nga uria, ua tregon rastin dhe e mashtron djalin disi… Pas shumë vitesh pas vdekjes së atij burri, vjen një njeri tek djali i tij dhe i dhuron disa mallra në vlerë të 30.000 dirhem, dhe i tregon se këto jan dhuratë për ty, pasi që “babai yt para kaq vitesh diten kur me se shumti kam qenë i uritur na dha ushqim të nxeht…” etj.
Pra ishte një familje me rrënjë e varfur por u bë e pasur për shkak të një sadakaje, ushqim i fresket i dhuruar në kohen e duhur dhe në vendin e duhur duke e lën keq veten dhe familjen e tij, Allahu ia pasuroj evladin pas vdekjes atij i cili nuk i la madje asnjë derhem djalit të tij.

Vella i nderuar mos mendo asnjëherë që Allahu ta pakëson pasurinë dhe mos harro që sa herë që të japesh në rrug të Allahut, çoftë për të varfur, çoftë për davet, çoftë për shokë, të aferm apo për ndonjë organizim dobiprures për njerezimin, Allahu do ta kthej shumëfish në dynja dhe në ahiret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here