Edhe një bankë turke më shumë në Kosovë

0
260

is_bankasi_59154Shtohet edhe një bankë turke në Kosovë, ajo është “Türkiye İş Bankası”, e cila këto ditë do të fillojë punën. Numri i bankave turke arrin tani në tri nga dhjetë, duke përfshirë edhe bankën komerciale AD Beograd, e cila funksionon në disa vende ku funksionon edhe sistemi paralel që financohet nga Republika e Serbisë. Një tjetër bankë që është kryesisht vendore, është duke e plotësuar aplikacionin në mënyrë që në këtë fundmuaj të aplikojë sërish për licencë.

Për diskriminimin, siç e quajnë ekspertët, nga ana e BKT-së, e cila ka ulur interesin e kredisë në 7{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} vetëm për sektorin publik, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri thotë se nuk kanë të drejtën tu përzihen në punët e tyre.

E sa i përket emërimit të Sejdi Rexhepit si kryetar i Bordit të BQK-së, që njëkohësisht është prorektor, Gërguri thotë se sipas njohurive të tij nuk paraqet konflikt interesi.

Në një intervistë për KosovaPress ai ka pohuar se “Türkiye İş Bankası”, është bankë e rregullt komerciale, është ndër bankat më të mëdha në Turqi, është shumë e fuqishme dhe se, sipas tij, do të bëjë biznes të zakonshëm siç e bëjnë edhe bankat e tjera në Kosovë.

“Ne i kemi pasur dy aplikacione për bankë në fazën e procedimit, njëra nga to është përfunduar dhe si rezultat i saj e ka marrë licencën preliminare dhe ajo është banka turke “Türkiye İş Bankası”, një bankë e fuqishme e cila tashmë është duke bërë përgatitjet fillestare dhe shumë shpejtë pritet të fillojë me operacione të rregullta bankare në tregun e Kosovës”, ka thënë ai.

Sa i përket bankës tjetër, të cilës i është dhënë edhe një afat shtesë për aplikim të licencës, ajo është kryesisht vendore.

KosovaPress mëson se ajo aplikon me emrin “Ulpiana Bank”, e cila përbëhet prej Milazim Abazit, ish drejtor i Kasa Bankës dhe 15 aksionarëve të cilët kryesisht janë biznesmenë kosovarë. Kurse, Gërguri thotë se deri në fund të dhjetorit kanë kohë të përmbushjes së kritereve.

“Aplikacioni i dytë është kryesisht aplikacion vendor të cilit i është dhënë një afat për përmbushjen e disa kritereve të parapara me standardet tona të licencimit dhe në rast të përmbushjes së tyre, natyrisht se do të procedojmë edhe me një afat shtesë. Afatin me sa më kujtohet e kanë deri nga fundi i këtij muaji”, ka thënë ai.

Gërguri ka folur edhe për interesin në kredi të Bankës Kombëtare Tregtare, e cila kohë më parë ka qit në treg ofertën me vetëm 7{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, por vetëm për sektorin publik.

Edhe pse ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve e patën quajtur diskriminim, Gërguri thotë se nuk kanë të drejtën të përzihen në përzgjedhjen e klientelës së bankave.

“Së pari ne nuk përzihemi në tregun e kamatës dhe për shkak se nuk kemi instrumente dhe se Ligji i BQK-së nuk na e mundëson. Së dyti nuk përzihemi në përzgjedhjen e klientelës, gjegjësisht konsumatorëve të bankave individuale dhe në këtë kontekst ju mbetet bankave që ta segmentojnë planin e tyre të biznesit duke shënjestruar segmente të caktuara të konsumatorëve dhe në këtë drejtim unë mendojë se është e drejtë e bankave ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Sa i përket Sejdi Rexhepit, të sapo emëruarit si kryetar i Bordit të BQK-së, i cili njëkohësisht është edhe prorektor, Gërguri ka thënë se ai nuk paraqet konflikt interesi.

“Profesori Rexhepi ka qenë dhe është anëtare jo ekzekutiv i BQK-së, ka qenë prorektor edhe para se të zgjidhet kryetar i Bordit të BQK-së kështu që unë thjeshtë nga njohurit e mia që kam mbi konfliktin e interesit, nuk mund të interpretojë asgjë më tepër, ne nuk kemi bërë aty ndonjë konflikt, Bordi i BQK-së ka proceduar me zgjedhjen e tij si kryetar i Bordi të BQK-së”, ka thënë ai.

Gërguri shprehet këmbëngulës se Rexhepi nuk ka ndonjë pozitë ekzekutive në BQK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here