Ferid Agani heq dorë nga heqja e udhëzimit administrativ që ndalon shaminë nëpër shkolla prioritet, thotë shëndetësia

0
224

Partia_e_drejtesisePartia_e_drejtesise Partneri i vogël i Qeverisë së Kryeministrit Hashim Thaçi, Partia e Drejtësisë mendon që ka fuqi ta shantazhojë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Preportr ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së fundit të kryesisë së PD-së në të cilin kryetari i saj, ministri aktual i Shëndetësisë, Ferid Agani shfaq hapur pretendimin për fuqinë e shantazhit që ka kjo parti, por edhe në të njëjtën kohë edhe frikën nga “apokalipsi” i kësaj partie në Qeveri dhe ndërrimin e koalicionit për Kosovë të Re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt.

“Njerëzit e kryesisë duhet të jenë të pjekur, dhe nuk duhet të bëhen pjesë e presioneve të xhematit. Ne kemi mundësi ta shantazhojmë PDK-në, ose ta largojë udhëzimin administrativ ose PD del nga qeveria. Të gjithë do ta përkrahin, por qeveria e ardhshme do të jetë PDK-AAK”, pati thënë Agani më 5 tetor 2012.

Në këtë procesverbal, që të plotë e sjellë Preportr, Agani thotë se punën e tij në MSh e vlerësojnë shumë vendorët dhe ndërkombëtarët, por nëse dalin nga Qeveria, ajo gjendje PD-në e sjell në vitin 2002.

Për çështjen e udhëzimit administrativ, që ndalon femrat me mbulesë të vijojnë mësimet në shkollat fillore e të mesme, Agani është dorëzuar, dhe për këtë merr shembuj edhe nga partia AKP e Taip Erdogan. “Ne jemi parti me 3 deri 4{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të votave. Partia e Erdoganit me 50{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të votave nuk ka mund ta ndërrojë gjendjen. Sikur ne të kishim 10 deri 12{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të votave, do të kishim 2 deri në 3 ministri, gjendja do të ishte ndryshe”, thotë Agani.

Megjithëkëtë, Agani këmbëngul që PD-ja mund ta rrëzojë Qeverinë. “Ne mund ta rrëzojmë qeverinë, por nëse e rrëzojmë qeverinë, kemi rrëzuar një pjesë të programit tone”.

Burimi :

http://preportr.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here