DUAJA E TË DËVOTSHMIT

0
223

Tregohet se një njeri u ishte bashkuar një grupi njerëzish të devotshëm dhe derisa ishte në shoqërinë e tyre, i bie të kalojë pranë një grupi njerëzish që pinin e këndonin, ndërsa ky i thotë njërit prej të devotshmëve:
“O zotëriu im! Lutu kundër këtyre të paturpshmëve që bëjnë gjynahe haptazi!”
Ai tha: “O Allah! Ashtu siç i ke gëzuar në dunja, gëzoji edhe në ahiret!”
U çudit njeriu me lutjen e të devotshmit.
Por, nuk kaloi shumë kohë, veçse u udhëzua secili prej tyre dhe u përmirësua gjendje e tyre.

Prandaj mos e zhvlerëso duanë dhe mos u lut për muslimanët veçse për hajr.
O Allah! Ti që i ke në Dorën Tënde zemrat tona, na i përforco ato në fenë Tënde!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here