DISA GJËRA QË DUHET PASUR PARASYSH GJATË LEXIMIT TË KURANIT

0
427

Gjërat që duhet pasur parasysh besimtari musliman gjatë leximit të Kur’anit!
Për lexuesin e Kurani ka disa rregulla që ai duhet të i dijë dhe ti praktikoj ato,në qastet kur ai dëshiron të lexojë Kur’an.
Disa rregulla kanë të bejnë me vetë lexuesin,disa të tjera me vendin në të cilin lexon,dhe mënyren e fillimit të leximit.

E PARA: PASTËRTIA E TRUPIT DHE VENDIT

Pra, pëlqehet që lexuesi të jetë i pastër (me abdes). Mirepo,edhe nese ndodhë të lexojë pa abdes i lejohet një gjë e tillë, me koncenzus të dijetarëve musliman (lexim përmendesh,nga telefoni apo mjetë tjetër).
Kurse nuk i takon besimtarit musliman të lexoj direkt nga Mus’hafi,duke e prekur atë, ndryshe veçse duke qenë i pastër (me abdes).
Nuk lejohet leximi direkt i Kur’anit (duke e prekur) nga personi xhunub (i pa pastër), dhe nga femra me mestruacione (të përmuajshmet).
Mirëpo nëse i bënë Tesbih Zotit (Sub’hanAllah, Elhamdulilah, LailaheIlAllah, Allahu Ekber), ose e thërret Ezanin, lejohet një veprim i tillë.
Pëlqehet që besimtari ta pastrojë gojën e tijë me Miswak ose brushë,para se të fillojë leximin e Kur’anit.
Gjithashtu pëlqehet që leximi i Kur’anit të bëhet në një vendë të pastër, mu për këtë arsye disa dijetarë kanë preferuar që leximi i Kur’anit të bëhet në Xhami, duke e ditur se Xhamia është vendë i pastër dhe i bereqetshëm.
Dijetarët, kanë urryer leximin e Kur’anit në vendet jo të pastra, siç janë; banjot,vendet ku kryhen nevojat fiziologjike.

E DYTA: ISTIADHEJA DHE BESMELEJA

Besimtari kur dëshiron të lexojë Kur’an, i preferohet atijë të filloj me Istiadhen dhe Besmelen para se të lexoj diç nga Kur’ani.
Forma e përzgjedhur e Istiadhes është:
( Eudhu bilahi min esh-shejtani er-rraxhim، Bismilahi er-rahmeni er-rahim)
( أعوذ بالله من الشيطان الرجيم , بسم الله الرحمن الرحيم )
Argument fjala e Allahut tea’la ;
( فَإِذَا قَرَأْتَ الْقُرْآنَ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ)
(Kur të lexosh Kur’anin kërko mbrojtjen e All-llahut prej djallit të mallkuar.)
-Sureja Nahl, ajeti 98

Të thënurit e Istiadhes dhe Besmeles para leximit të Kur’anit pëlqehet, çoftë ai lexim brenda Namazit apo jashtë tijë.
Gjithashtu është e pëlqyer shqiptimi i Besmeles në çdo fillim të sures, përveç në fillimin e sures Teube ( të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve).

E TRETA: ZBUKURIMI I ZËRIT GJATË LEXIMIT TË KUR’ANIT

Dijetarët kanë renë në ujdi (koncenzus), se është i pëlqyer zbukurimi i zërit gjatë leximit të Kur’anit, të këtij mendimi kanë Sahabët,Tabi’inët dhe dijetarët e mëvonshëm .
Mirëpo ata e kanë urryer (disa e kan ndaluar) zbukurimin e leximit në atë formë e cila i ngjason muzikës,apo duke e shoqëruar leximin e tijë me muzikë,sidomos kjo ndalesë theksohet edhe më shumë,nëse gjatë zbukurimit të zërit shkelen rregullat të cilat i kanë paraparë dijetarët e kiraetit dhe texhvidit.

Burimi; El mujesseru fi ilmi et-texhwidi.
Dr.Ganim Kaduri elHamed.
Nga Arabishtja; Majlinda Rexhepi Shabani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here