A dëshironi që melekët t’ua njohin zërin (lutjen) tuaj?

0
167

Ne të gjithë e dimë historinë e pejgamberit Junus a.s., sesi e ka gëlltitur balena, sesi e ka thirrë Allahun nga barku i balenës … dhe sesi atë e ka shpëtuar Allahu i Plotfuqishëm.

Mirëpo, a e dini se çka thanë melekët kur dëgjuan se pejgamberi Junus a.s. po e thirrte Allahun duke kërkuar ndihmë prej Tij?

Melekët thanë:

“NJË ZË I NJOHUR, NGA NJË ROB I NJOHUR, NGA NJË VEND I PANJOHUR.”
Subhanallah!

Melekët në të vërtetë e njohën zërin e pejgamberit Junus a.s.

Si është e mundur kjo?

Pejgamberi Junus a.s., ishte nga ata që gjithmonë e madhëronin Allahun e Plotfuqishëm. Ai ishte i angazhuar me dhikër, duke e kujtuar Allahun si në kohë të lehtësimit ashtu edhe në kohë të vështirësisë.

Ai ishte nga ata që luteshin për çdo gjë dhe për gjithçka. Ai lutej aq shumë saqë kur u gjend brenda barkut të balenës dhe iu lut Allahut për ndihmë, melekët e njohën zërin e tij.

A nuk do të dëshironit që edhe ju të ishit si pejgamberi Junus a.s.?

A nuk do të dëshironit që melekët ta njihnin zërin tuaj?

Është e lehtë … angazhoni gjuhën tuaj me dhikër, me lutje dhe me tevbe!

Muhammed esh-Sherif; IslamBosna.ba

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here