Deklaratë kundër artikullit në gazeten “Zëri”

0
564

ewreretteDeklaratë kundër artikullit në gazeten “Zëri”

FRM ka lexuar lajmin në gazetën “Zëri”, me titull “Policia zbut anëtarin e Lisba’s”.

FRM deklaron me përgjithësi të plotë se anëtari Noli Zhita ka deklaruar në polici se do t’i kërkoj falje deputetes Lama nëse ajo është ndjerë e fyer, por vetëm atëher kur ajo do ti kërkoj falje gjithë qytetarëve myslimanë të Kosovës.

Ne si FRM dhe anëtari ynë Noli Zhita e konfirmojmë publikisht edhe njëher se Alma Lamës duhet t’i hiqet shtetësia kosovare, dhe se dyshojmë se ajo është një mercenare për të cilën duhet ta hetoj edhe sherbimi sekret shtetëror, për më tepër FRM denoncon shkruesin e artikullit i cili nuk e ka publikuar intervistën e plotë të dhënë nga Noli Zhita. Po ashtu dënojmë ashpër fushatën denigruse ndaj anëtarit tonë ku shfrytëzohen mediat dhe pushteti. FRM, përkunder presionit politik dhe policor nuk do të ndalet me denoncimin e dhunës ndaj qytetarëve myslimanë të Kosovës.

Ata mund të na mbyllin në burgje, mund të na shqetësojnë familjet tona në polici, por asnjëher s’mund të na ndalojnë fjalën e lirë