Curcuma – Turmeric

0
421

                                                                                                                                      turmeric-250x250

Arabisht:

الكركم – الورس

CURCUMA

Kurkuma quhen rrënjëzat e një bime jetëgjatë për nga rrënjët por me gjethe vjetore. Rrënjët e kësaj bime janë me gunga të vogla dhe nuk shkojnë thellë në tokë por afër sipërfaqes së saj.

Kurkuma është disa llojesh të ndryshme, të njohura shkencërisht me këto emra:

1. CURCUMA LONGA (vendi origjinal i saj është Srilanka)

2. CURCUMA AERUGINOSA (Burma dhe Kambodia)

3. CURCUMA AMADA (Indi)

4. CURCUMA ANGUSTIFOLIA (Indi)

5. CURCUMA AROMATICA (Bengal – Tajlandë)

6. CURCUMA CAESIA (Bengal)

7. CURCUMA MANGGA (Malajzi)

8. CURCUMA PURPURASCENS (Në perëndim dhe në mes të Jawas – Ishull në Indonezi)

9. CURCUMA XANTHORRHIZA (Indonezi, Malajzi)

10 . CURCUMA ZEDOARIA (në verilindje të Indisë, por sot kultivohet në të gjitha anët e Indisë dhe Malajzisë)

Të gjitha këto lloje përfshihen në familjen e Xhenxhenfilit.

Pjesët e kurkumës që përdoren si ilaç dhe ushqim:

Rrënjëzat e vogla të kësaj bime që rriten pranë sipërfaqes së tokës, gjatësia e të cilave shkon nga 5-8 cm dhe trashësia 1.5 cm. Ngjyra e tyre është e verdhë e lezetshme.

Përmbajtja kimike e kurkumës:

Kurkuma përmban vaj të avullueshëm me një përqindje prej 4.2-14{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}. Ky vaj përmban rreth 50 lëndë përbërëse, por më i rëndësishmi i këtyre përbërësve është grupi i quajtur SesquiterPene lacton, i cili përbën 60{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të bimës, dhe që njihet me emrin: (Turmerones).

Kurkuma përmban gjithashtu një grup tjetër përbërësish që njihen me emrin (Curcuminoides), nga përbërësit më të rëndësishëm të së cilave është (Curcumina) e mirënjohur, e cila shitet sot në treg si lëndë e pastër, dhe konsiderohet si lënda e parë e të gjitha përdorimeve mjekuese të kurkumës. Kjo lëndë është ajo që i jep ngjyrën e verdhë kurkumës.

Kurkuma përmban gjithashtu përzierje polimeri dhe vaji të avullueshëm që njihet me emrin OLEO-RESIN.

Po kështu përmban vaj të qëndrueshëm, lëndë të hidhëta, protein, celulozë, niseshte dhe minerale.

Përdorimet popullore të kurkumës:

Kurkuma ka përdorime të shumta popullore në të gjitha anët e botës dhe ajo ka një shitje të madhe veçanërisht në SHBA, të cilat e importojnë atë në përmasa të mëdha nga vendet ku prodhohet për ta përdorur në fusha të gjera të industrisë ushqimore, nisur nga fakti se ajo përdoret si erëz dhe si lënda më e rëndësishme për ngjyrosje të ushqimeve. Në vendet perëndimore, kurkumën e përdorin në përmasa të mëdha në përgatitjen e brumërave, salcave, si dhe në ngjyrosje tekstilesh.

Ndërsa tek arabët, kurkuma është njohur me emrin “El uars”. Tirmidhiu transmeton nga hadithi i Zejd ibën Arkam, se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i jepte recetë atij që vuante nga pleuriti: vajin dhe el-uars-in.” Katade thotë: “D.m.th. që të lyente me të vendin e dhimbjes.”

Po kështu transmetohet nga Zejd ibën Arkam, se: “I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i dha recetë dikujt që vuante nga pleuriti: uarsin, kust-root dhe vajin, që të lyhej me to.”

Ummu Seleme transmeton se: “Në kohën e Pejgamberit, gratë lehona pushonin 40 ditë dhe lyenin fytyrën me uars (kurkum) për heqjen e njollave dhe puçrrave të saj.”

Arabët e kanë përdorur kurkumën si ilaç për sëmundjet e ndryshme të lëkurës, për problemet e tretjes, për problemet e verdhëzës (mëlçisë) dhe të urinës.

Po kështu e kanë përdorur si erëz për ushqimin, si ngjyrosës të ushqimeve e veçanërisht të orizit dhe të disa ëmbëlsirave.

Në Indi, Tajlandë, Malajzi dhe Indonezi, kurkuma është përdorur që prej qindra vjetësh si erëz ushqimore dhe ngjyrues ushqimesh.

Në Tajlandë, kurkuma përdoret si ilaç për marramendjen, gonorrenë, ulcerën e stomakut, hapjen e oreksit, freskimin e brendshëm dhe largimin e gazrave, si dhe për diarrenë.

Kurse në përdorimin e jashtëm, kurkuma përdoret si ilaç për pickimin e insekteve, plagosjet dhe ndalimin e gjakderdhjes, sëmundjet e lëkurës, shtrëngimin e nullave (mishit të dhëmbëve).

Në Indi, kurkuma përdoret si lëndë ndihmuese për tretjen, fuqizuese dhe pastruese e gjakut dhe kundër tkurrjes. Po kështu, kurkuma përdoret në ushqimin e lopëve dhe të kuajve për gjallërimin dhe fuqizimin e tyre.

Kurkuma në kërkimet shkencore moderne:

Nisur nga fakti se kurkuma është bima më e rëndësishme ekonomikisht në Indi, ishin indianët të parët ata që filluan kërkimet shkencore rreth kësaj bime, që në vitet 70-të, ku vërtetuan dobitë e kurkumës në mjekësinë popullore dhe se Allahu ka dhuruar në të fuqi të çuditshme shëruese, veçanëirsht për sistemin tretës, mëlçinë dhe verdhëzën.

Nga viti 1971 e deri në vitin 1991, u zhvilluan studime të shumta në lidhje me efektin e kurkumës ndaj reumatizmës, duke e krahasuar efektin e saj me atë të hidrokortizonit dhe rezultatet ishin se efekti i kurkumës ishte më i fortë.

Po kështu u kryen studime për kurkuminën, lëndën bazë të kurkumës, dhe rezultatet ishin se ajo kishte efekt antimikrob dhe antioksid edhe më shumë se vitamina E.

Kurse kinezët kryen studime rreth kurkuminës dhe efektit të saj ndaj kolesterolit dhe mpiksjes së gjakut, dhe arritën në përfundimin se kurkumina pakëson përqindjen e kolesterolit dhe vepron në mënyrë të shkëlqyer kundër mpiksjes së gjakut.

Studimet shkencore kanë vërtetuar gjithashtu se kurkuma ka ndikim kundër qelizave kancerore, madje ajo është ilaç i suksesshëm për ndalimin e zhvillimit të kancerit të hershëm që ende nuk është kthyer në kancer.

Po kështu është vërtetuar se kurkuma shton nxjerrjen e verdhëzës dhe ka veti të mrekullueshme për ruajtjen e stomakut nga ulcera, si dhe të mëlçsë nga sëmundjet e ndryshme si dhe nga nxjerrja e helmeve të shkaktuara në mëlçi për shkak të pirjes së alkoolit.

Organet shtetërore gjermane kanë pohuar se kurkuma kuron dispepsinë e stomakut si rezultat i nxitjes së tëmthit për prodhimin e verdhëzës.

Një studim i kryer nga Kolegji i Farmaceutikës në universitetin Mbreti Saud, në Arabinë Sauditë, vërtetoi efektin e kurkumës ndaj ulcerës së stomakut dhe të zorrës dymëdhjetëshe (duodenum). Përfundimet e këtij studimi u publikuan në revistën botërore (Ethnopharmacology), në vitin 1990.

Sot e kësaj dite kurkuma përdoret gjithashtu për kurimin e infeksioneve të tjera si astma dhe ekzema.

Sëmundjet për të cilat kurkuma mund të përdoret si ilaç:

– Reumatizma dhe përdhesi.

– Shtimi i nxjerrjes së verdhëzës.

– Sëmundjet e mëlçisë.

– Ulcera e stomakut dhe duodenumit.

– Për pakësimin e kolesterolit në gjak dhe për ndalimin e mipkjes së gjakut.

– Antioksid për nxjerrjen e helmeve nga mëlçia.

– Parandalon formimin e qelizave kancerore.

– Për kurimin e ekzemës, zgjebes dhe të disa mukozave që formohen mes gishtave të këmbëve.

– Kurkuma përdoret nga jashtë për plagosjet e reja të trupit, duke e vendosur mbi plagë. Kurse për pickimet e insekteve përdoret kremi i përfituar nga kurkuma i përzierë me vazelinë. Kjo përzierje përdoret gjithashtu për infeksionet e lëkurës, për piklat e kuqe të fytyrës dhe për njollat e zeza në fytyrë e në qafë.

– Për infeksionet e mishit të dhëmbëve dhe për ulcerat e gojës, përdoret lëngu i zierë i kurkumës duke e bërë gargarë.

Efektet anësore të kurkumës:

1. Nuk duhet që kurkuma të përdoret e vetme si ilaç më tepër se gjashtë javë dhe as të merret dozë më e madhe se ajo e përcaktuara nga mjeku specialist, sepse kjo mund të shkaktojë ndonjë dhimbje në stomak.

2. Mund të shfaqen dhimbje në tëmth si shkakt i përdorimit të kurkumës kur në tëmth ka gurë, prandaj në këtë rast kurkuma nuk duhet të përdoret, vetëm se pasi të kurohet tëmthi dhe të dalin gurët prej tij.

3. Gruaja shtatzënë nuk duhet ta përdorë kurkumën si ilaç gjatë shtatzënësisë.

Kujdes: Kurkuma nuk duhet të përdoret nga ata persona që marrin disa ilaçe kimike si Asperina, ilaçet kundër mpiksjes së gjakut dhe ilaçet për tensionin e gjakut. Por nuk ka problem që edhe për këta persona, kurkuma të përdoret si erëz apo ngjyrosës në ushqim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here