Ballina Të tjera Zgjodhem per ju Çfarë nuk duhet të hani për mëngjes

Çfarë nuk duhet të hani për mëngjes

Të gjithë dietologët në mënyrë të vazhdueshme bëjnë thirrje që vakti i mëngjesit të mos anashkalohet, pasi është vakti më i rëndësishëm i ditës, sepse një mëngjes i shëndetshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si kanceri apo diabeti

Nëse zgjoheni herët ose më vonë, një fillim i mirë është i rëndësishëm, duke krijuar shprehi të reja dhe duke mos nxituar. Të gjithë dietologët në mënyrë të vazhdueshme bëjnë thirrje që vakti i mëngjesit të mos anashkalohet, pasi është vakti më i rëndësishëm i ditës sepse një mëngjes i shëndetshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si kanceri apo diabeti. Por sigurisht, po kaq e rëndësishme është edhe zgjedhja e ushqimeve të duhura për vaktin e mëngjesit. Ekspertët e ushqimit sugjerojnë që këto ushqime të shmangen në mënyrë kategorike nga menyja e mëngjesit, nëse nuk dëshironi të keni probleme të caktuara me shëndetin.

– Sallami: Mishi i përpunuar duhet shmangur sa më shumë të jetë e mundur pasi përbën rrezik për t’u prekur nga kanceri.

– Ëmbëlsirat: Sheqeri është shoqëruesi më “i keq” i mëngjesit, sepse rrit menjëherë nivelin e sheqerit në gjak. Kjo do të thotë që ju do të keni shumë shpejt uri, por edhe rrezikoheni nga obeziteti dhe diabeti.

– Sandviçi: Është mirë që të shmangni sandviçin për mëngjes pasi ka shumë kalori dhe ta zëvendësoni atë me një vezë të rrahur.