Si mund ta kuptoni nëse cistet ovariane janë kancerogjene dhe ju rrezikojnë shëndetin

0
596

Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëngje kryesisht të gjendura në vezore ose mbi vezore. Këto të fundit ndahen në dy kategori dhe lloji më i zakonshëm i cistit shfaqet gjatë ciklit menstrual dhe për shumë femra kjo gjë është e përmuajshme dhe normale.

Çdo muaj, vezoret përgatiten sikur një vezë do të fekondohet e në rast se kjo gjë nuk ndodh vezët shpërthejnë.
Nëse një gjëndër nuk shpërbëhet mund të formohet një kist. Zakonisht janë të vegjël dhe të padëmshëm dhe zhduken vetë pas 2 3 ciklesh.

Kistet e rrezikshme janë ato që nuk lidhen me ovulimin. Përgjithësisht mjekët u referohen këtyre kisteve si neoplastike dhe mund të rezultojnë kancerogjenë.

Rreziku rritet kur gruaja ka kaluar në menopauzë dhe rreth 8% e grave pas menopauzës zhvillojnë të paktën 1 cist çdo vit.

Nëse një masë vazhdon të rritet deri në 6 deri në 8 javë pas shfaqjes dhe është përbërje e ngurtë (pra jo likite,lengjea) duhet të vizitoheni në mënyrë që ta mbani nën kontroll. BUrimi: HEALTH living.al