Home Të tjera Zgjodhem per ju Çfarë na mëson islami për jetimët?

Çfarë na mëson islami për jetimët?

Islami na urdhëron për t’u kujdesur për jetimët, t’u bëhet mirë dhe t’u ofrohet dora e ndihmesës. Allahu thotë: “Prandaj, mos e shtyp jetimin.” [Kur’an, kaptina Ed-Duhâ, 9]

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet” duke treguar me gishtin e mesit dhe gishtin tregues të dorës së vet.” [1]

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të), na e ka tërhequr vërejtjen të mos e prekim pasurinë e jetimit, meqë ajo është prej mëkateve të mëdha: “Shmangni shtatë gjynahet e mëdha shkatërruese.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, cilat janë ato?” Ai u përgjigj: “T’i bësh Allahut shokë; të merresh me magji; t’i marrësh jetën tjetrit, gjë të cilën Allahu e ka ndaluar, përveçse kur e kërkon e drejta (islame); të hash kamatën; të hash pasurinë e jetimit; t’i kthesh shpinën armikut e t’ia mbathësh nga fusha e betejës kur luftohet dhe të akuzosh padrejtësisht gratë e dëlira, të ndershme e besimtare të vërteta.” [2]

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush e ushqen një jetim deri sa të pavarësohet e ka Xhennetin e garantuar.” [3]

Gjatë një rasti, erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të), duke iu ankuar për ashpërsi në zemrën e tij, ndërsa i Dërguari (paqja qoftë mbi të), e pyeti: “Dëshiron të kesh zemër të butë dhe të arrish atë që ke nevojë? Ndaj ji i butë me jetimin, përkëdhelja kokën, ushqeje nga ajo që ti ha. Ashtu zemra do të zbutet dhe do ta arrish atë që dëshiron.” [4]

[1] Hadith, shënon Buhariu, nr. 4892., dhe Tirmidhiu, nr. 1841.
[2] Hadith, shënon Buhariu, nr. 2560., dhe Muslimi, nr. 129.
[3] Hadith, shënon Ahmedi, nr. 18252.
[4] Hadith, transmeton Taberani, nr. 10173.

Përshtati: Lutfi Muaremi

Previous articleMËSHIRA NË ISLAM
Next articleQumështi i dhisë, aleat i fuqishëm kundër disa sëmundjeve