MËSHIRA NË ISLAM

0
200

MËSIME DHE POROSI ISLAME

Mëshira është një element i cili buron nga thellësia e zemrës. Ai që posedon mëshirë, njëherit aludon se e ka zemrën e mirë dhe të butë. Mëshira, njëheri është edhe një nga vyrtytet e larta të moralit islam.

I dërguari i Allahut, na nxit të jemi të mëshirëm ndaj krijesave të Allahut, ku thotë: “Të mëshirshmit i mëshiron Mëshirues Mëshironi ata që janë në tokë, ju mëshiron Ai që është në qiell.” (Tirmidhiu, shiko: Sahih el Xhamiu: 5835).

Gjithashtu, thotë: “Nuk është prej nesh ai që nuk mëshiron të vegjlit tanë dhe nuk nderon të vjetrit tanë.” (Tirmidhiu).

Mëshira manifestohet në shumë gjëra, disa nga to;

Mëshira ndaj shtazeve, duke mos i bërë dëm atyre, duke i bërë mirë atyre, qoftë duke i ushqyer apo duke i dhënë për të pirë. Mos të harrojmë se një lavire hyri në Xhenetin e Allahut, duke i dhënë ujë një qeni i cili ishte i etur tej mase. Njashtu, mos të harrojmë se një grua hyri në Xhehenem vetëm se e mbyll një macë dhe nuk i dha për të pirë e as për të ngrën.
Mëshira me fëmijët e vegjël, duke i përkdhelur, duke i përqafuar, etj.
Mëshira me gratë, duke jetuar një jetë të qetë me to, duke mos i bërë zullum, duke i blerë ndonjë dhuratë, duke i thënë fjalë të mira, ledhatuese dhe përkdhelëse e jo ofenduese e nënçmuese. Për një gjë tillë na ka porosit Allahu dhe i dërguari i Tij. Allahu, thotë; “Silluni mirë me gratë e juaja!” (Nisa; 19 ).
Mëshira ndaj fukarave dhe të dobtëve, duke i ndihmuar atyre, qoftë me para, ndihmë trupore, përkrahje, vizita, etj.
Mëshira ndaj të shtyerëve në moshë (pleqëve), duke i thënë fjalë inkurajuese, duke i respektuar, duke i bërë të ndihen të dashur në shoqëri apo në mesin ku jetojnë, duke i ndihmuar nëse kanë nevojë, etj.
Dr. Mustafa Murad

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here