Home Mjeksia Bimore Castanea sativa (gështenja)

Castanea sativa (gështenja)

Gështenja pastron gjakun dhe forcon sistemin imun. Vështirë tretet, prandaj edhe dhuron energji, sepse posedon shumë karbohidrate, proteina, sheqer, yndyrë dhe celulozë.

Është shumë i ushqyeshëm, përmban minerale dhe vlera të larta ushqyese, si dhe vitamina, si magnezi, kalciumi, kaliumi, fosfori, hekuri, pothuajse dhe të gjitha vitaminat e kompleksit. Përdoren në mënyra të ndryshme, të gatuara, pjekura, si pire, të thara me miell, në shumë gjella të ëmbla dhe të njelmëta.10710798_507229569379709_2772073027703863988_n
Gjethet e gështenjës përdoren për çaj. Përmbajnë 95 për qind taninë, vitamina K, i cili parandalon gjakderdhjet sepse tkurrë enët e gjakut.

Mjalti nga gështenjat po ashtu është ushqyes dhe shërues. Shëron gastritin dhe problemet me tretjen e ushqimit, mbron mëlçinë, ndikon në qarkullim më të mirë të gjakut. Për sa i përket gështenjës së egër, frutat e saj përdoren në mjekësinë popullore, në shërimin e problemeve me venat dhe reumën. Gështenja e egër posedon substancën “escina”, që është përgjegjës për forcimin e mureve të kapilarëve dhe venave, si dhe ndihmon te sëmundjet nën lëkurë.

 

Previous articleDobitë e misvakut
Next articleUrtësia e kryerjes së hixhames në ditet e caktuara 17, 19, 21 hixhër (kalendarit hënor)